Ministrja gjermane dënon sulmin në veri: Serbia po provokon me vendosjen e trupave në kufi me Kosovën
Janë duke mbajtur një konferencë të përbashkët, ministri i Jashtëm Igli Hasani, ministrja gjermane Annalena Baerbock dhe komisioneri i BE, Oliver Varhely. Gjatë fjalës së saj, Baerbock foli dhe për situatën e rëndë në veri të Kosovës të shënuar disa ditë më parë, teksa u shpreh se Serbia po provokon me vendosjen e trupave pranë […] The post Ministrja gjermane dënon sulmin në veri: Serbia po provokon me vendosjen e trupave në kufi me Kosovën appeared first on Newsbomb Albania.

Janë duke mbajtur një konferencë të përbashkët, ministri i Jashtëm Igli Hasani, ministrja gjermane Annalena Baerbock dhe komisioneri i BE, Oliver Varhely.
Gjatë fjalës së saj, Baerbock foli dhe për situatën e rëndë në veri të Kosovës të shënuar disa ditë më parë, teksa u shpreh se Serbia po provokon me vendosjen e trupave pranë kufirit me Kosovën.
“Provokimet e palës serbe përmes rritje së trupave në kufi me Kosovën e kanë nxehur situatën edhe më tej për këtë biseduam gjatë këtij takimi, ndodhi pas një sulmi tinëzar të një bande terroriste ndaj policisë së Kosovës.
Presim nga Serbia të çojë para hetimet dhe të kontribuojë në sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Situata është aq e tensionuar sa NATO ka rritur praninë e KFOR dhe ne bëjmë të qartë se qëndrojmë vigjilentë dhe do kontribuojmë në afatgjatë për stabilitet. Çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë, nuk ka asnjë alternativë tjetër veçse Se dhe Kosova të angazhohen në mënyrë të vendosur për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit”, tha ajo ndër të tjera.
The post Ministrja gjermane dënon sulmin në veri: Serbia po provokon me vendosjen e trupave në kufi me Kosovën appeared first on Newsbomb Albania.