Berisha paralajmëron protesta të fuqishme: Pas Veliajt, këtë herë do kapim Ramën

Kryedemokratiu Sali Berisha ka paralajëmruar nisjen e protestave të mëdha deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Ai akuzoi Ramën si përgjegjësin kryesor të aferës së tunelit të Llogarasë, teksa tha se pas tij vjen menjëherë Belinda Balluku. Sipas Berishës, 46 protestat para Bashkisë së Tiranës sollën frytet e tyre duke bërë që Erion Veliaj […] The post Berisha paralajmëron protesta të fuqishme: Pas Veliajt, këtë herë do kapim Ramën appeared first on Ditar.al.

Berisha paralajmëron protesta të fuqishme: Pas Veliajt, këtë herë do kapim Ramën

Kryedemokratiu Sali Berisha ka paralajëmruar nisjen e protestave të mëdha deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ai akuzoi Ramën si përgjegjësin kryesor të aferës së tunelit të Llogarasë, teksa tha se pas tij vjen menjëherë Belinda Balluku.

Sipas Berishës, 46 protestat para Bashkisë së Tiranës sollën frytet e tyre duke bërë që Erion Veliaj të arrestohej, ndërsa këtë herë qëllimi është largimi i Edi Ramës.

“Ne jemi ata që do përballemi dhëmb për dhëmb me Edi Ramën. Do përballemi dhëmb për dhëmb me Edi Ramën. Koha është e guximtarëve.
U garantoj unë ju se po të mos jenë ato protesta udhëhequra nga Belind Këlliçi, 46 javë në çdo lloj moti, Erion Veliaj do ishte në zyrë sot.
Dhe ne, të jemi realistë, të gjithë e dinim se Erion Veliaj nuk ishte Edi Rama, ama në ligësira, në qoftë se kishte vëlla siamez me Edi Ramën dhe të papërsëritshëm, ishte Erion Veliaj.

Kështu që ai mund dhe ajo djersë, ai guxim dhe ajo sakrificë, ka qenë, në vlerësimin tim, ndër më eficentet dhe më të rëndësishmet që ka bërë PD. Ai përbënte një rrezik madhor për vendin me karakterin e tij, në çdo aspekt.

Me të ne shpëtuam vendin nga njëra gjysmë e zezë e Edi Ramës. Gjysma tjetër është edhe më e zezë. Por kësaj here ne nuk bëjmë atë analizë si përpara. Jo. Kësaj here kemi djallin për brirësh.

Kësaj here do kapim Edi Ramën. Jo, nuk e pranojmë ne se Lubia qenka fajtori kryesor për tunelin. Jo, nuk është fajtori kryesor. Fajtori kryesor është Edi Rama, pastaj vjen Lubia. Çfarë do të thotë kjo?

Kjo do të thotë që në mënyrë absolute do të nisim protestat të cilat do të ndalen kur Edi Rama të largohet nga ajo zyrë. Në qoftë se demokratët nuk shkojnë tek Sulltani të përballen me të, nuk kanë asnjë kredibilitet, asnjë të drejtë morale të shkojnë tek zgjedhësit”, tha Berisha.



The post Berisha paralajmëron protesta të fuqishme: Pas Veliajt, këtë herë do kapim Ramën appeared first on Ditar.al.