Shehaj: Këto janë tre aktet korruptive që fshihen pas skandalit në aeroportin e Vlorës
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka denoncuar atë që po ndodh me aeroportin e Vlorës duke e quajtur një kryevepër korruptive me tre akte. Për këtë aferë, Shehaj thekson se përgjegjës janë kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja e njëherazi Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Në një video në rrjetet sociale, Shehaj shpjegon se kryeministri […] The post Shehaj: Këto janë tre aktet korruptive që fshihen pas skandalit në aeroportin e Vlorës appeared first on Ditar.al.
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka denoncuar atë që po ndodh me aeroportin e Vlorës duke e quajtur një kryevepër korruptive me tre akte. Për këtë aferë, Shehaj thekson se përgjegjës janë kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja e njëherazi Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Në një video në rrjetet sociale, Shehaj shpjegon se kryeministri Rama dhe ministrja Balluku po kërkojnë të marrin në zotërim shumicën e aksioneve në aeroportin e Vlorës.
Kreu i Mundësia argumenton se akti i parë korruptiv ishte gara fiktive për koncesionin e aeroportit. Që në fillim, koncesioni për aeroportin e Vlorës kishte një fitues të paracaktuar, Behgjet Pacollin, kompaninë turke YDA Group dhe Valon Ademin, të cilët ofruan 108 milionë euro për ndërtimin e këtij projekti. Por në garë me Pacollin ishte një kompani angleze e cila dha një ofertë shumë më të vogël, 80 milionë euro për ndërtimin e aeroportit. Përjashtimi i saj nga gara bëri që kompania angleze t’i drejtohet Prokurorisë së Posaçme dhe SPAK të niste hetimet.
“Akti i parë ka qenë përcaktimi i fituesit. Për Aeroportin e Vlorës paraqiten dy oferta, një vjen nga Pacolli, kompania turke dhe Ademi, të cilët ofrojnë 108 milionë euro për të ndërtuar Aeroportin e Vlorës dhe tjetra vjen nga një kompani angleze e cila ofron 80 milionë euro për të ndërtuar aeroportin.
Çfarë bën Edi Rama dhe Balluku? Largojnë kompaninë angleze duke e skualifikuar dhe shpallin fitues Pacollin me ortakët e tij.” – shprehet Shehaj.
Shehaj thotëse pastaj vjen akti i dytë korruptiv. Sipas kreut të Mundësia, me dijeni të Qeverisë dhe firmën e ministers Balluku, kompania turke e cila kishte certifikimin për të ndërtuar aeroportin, shiti 40% të kuotave te Behgjet Pacolli për vetëm 4 mijë euro.
“Praktikisht pas kësaj shitjeje qartësisht fiktive, e autorizuar nga Balluku, me autorizim zyrtar, Pacolli ka 98% të kuotave dhe Ademi ka 2% të kuotave.
Ky është akti i dytë, largimi i kompanisë turke”, thekson Shehaj.
Sipas kryetarit të Partisë Mundësia, ajo që po ndodh sot në aktin e tretë të një afere korruptive me bekimin e kreut të qeverisë, është se ortaku i Pacollit, Ademi, ka kërkuar në gjykatë konvertimin e një detyrimi financiar të pretenduar prej tij ndaj aeroportit të Vlorës prej 15 milionë euro në aksione të kompanisë koncesionare të Aeroportit të Vlorës.
“Praktikisht Ademi me Ramën dhe Ballukun nuk duan më thjesht 49% të kuotave sic në fakt Pacolli e ka njohur këtë detyrim por duan shumicën e aksioneve dhe ky është akti që ne po jetojmë sot: largimin e Pacollit”, thekson Shehaj i cili kërkon që Prokuroria e Posaçme SPAK të nxjerrë para drejtësisë ata që kanë abuzuar me këtë aferë korruptive.
“Presim që SPAK të bëjë detyrën dhe të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me këtë aferë korruptive”.
Agron Shehaj: Tani do ju tregoj pse koncesioni i Aeroportit të Vlorës është një aferë korruptive, një kryevepër korruptive në fakt, e kryer nga Edi Rama dhe Balluku në tre akte.
Akti i parë ka qenë përcaktimi i fituesit. Për Aeroportin e Vlorës paraqiten dy oferta, një vjen nga Pacolli, kompania turke dhe Ademi, të cilët ofrojnë 108 milionë euro për të ndërtuar Aeroportin e Vlorës dhe tjetra vjen nga një kompani angleze e cila ofron 80 milionë euro për të ndërtuar aeroportin.
Çfarë bën Edi Rama dhe Balluku? Largojnë kompaninë angleze duke e skualifikuar dhe shpallin fitues Pacollin me ortakët e tij.
Por kompania angleze nuk dorëzohet. Çfarë bën?
Kompania angleze i drejtohet SPAK-ut, dhe SPAK-u fillon hetimet.
E lëmë këtu SPAK-un për një moment!
Ky ishte akti i parë, largimi i anglezëve dhe shpallja e fituesve nga Edi Rama.
Akti i dytë ka të bëjë me largimin e kompanisë turke. Kompania turke shet 40% të kuotave te Pacolli për vetëm 4 mijë euro.
Praktikisht pas kësaj shitjeje qartësisht fiktive, e autorizuar nga Balluku, me autorizim zyrtar, Pacolli ka 98% të kuotave dhe Ademi ka 2% të kuotave.
Ky është akti i dytë, largimi i kompanisë turke.
Tani vijmë tek akti i tretë. Akti i tretë ka të bëjë me marrjen e Aeroportit të Vlorës dhe me largimin e Pacollit.
Ndërkohë që Pacolli ka 98% të kuotave dhe pranon për të nënshkruar kontratën nëpërmjet përfaqësuesit të tij për tranferimin e 49% të kuotave për vetëm 4700 euro tek Ademi i cili zotëron vetëm 2%, Ademi bashkë me Ramën dhe Ballukun, nuk duan vetëm 49% të kuotave, tani duan shumicën e kuotave dhe kjo del nga vendimi i Gjykatës ku thuhet që Ademi nëpërmjet kompanisë “2A Group” kërkon konvertimin e një detyrimi financiar të pretenduar nga Ademi ndaj aeroportit të Vlorës prej 15 milionë euro në aksione të kompanisë koncesionare të Aeroportit të Vlorës.
Praktikisht Ademi me Ramën dhe Ballukun nuk duan më thjesht 49% të kuotave sic në fakt Pacolli e ka njohur këtë detyrim por duan shumicën e aksioneve dhe ky është akti që ne po jetojmë sot: largimin e Pacollit.
Tani në dorë të SPAK kemi abuzimin në aktin e parë, largimin e anglezëve në shkelje të ligjit të cilët do kishin ndërtuar aeroportin e Vlorës, një kompani serioze që do ndërtonte aeroportin e Vlorës me vetëm 80 milionë euro, kanë largimin e kompanisë turke e cila ka shitur 40% të kuotave për vetëm 4 mijë euro dhe kanë edhe tentativën për të larguar Pacollin.
Presim që SPAK të bëjë detyrën dhe të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me këtë aferë korruptive.
The post Shehaj: Këto janë tre aktet korruptive që fshihen pas skandalit në aeroportin e Vlorës appeared first on Ditar.al.