Berisha: Parlamenti është vegël e Ramës, në Shqipëri nuk kontrollohet fuqia e ligjit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish kreun e qeverisë, Edi Rama për aferën e sterilizimit dhe të inceneratorëve. I ftuar në “Open”, Berisha tha se Kuvendi i Shqipërisë është nën kontrollin e kryemininstrit Rama. Sipas Berishës, në Shqipëri nuk ka institucione që kontrollojnë fuqinë e ligjit. Lideri historik i PD tha se Rama nuk lejon […] The post Berisha: Parlamenti është vegël e Ramës, në Shqipëri nuk kontrollohet fuqia e ligjit appeared first on Newsbomb Albania.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish kreun e qeverisë, Edi Rama për aferën e sterilizimit dhe të inceneratorëve.
I ftuar në “Open”, Berisha tha se Kuvendi i Shqipërisë është nën kontrollin e kryemininstrit Rama. Sipas Berishës, në Shqipëri nuk ka institucione që kontrollojnë fuqinë e ligjit. Lideri historik i PD tha se Rama nuk lejon që koncesionet të hetohen për dy aferat, pasi siç thotë ai, Rama ka gisht në aferën e sterilizimit dhe të inceneratorëve.
“Parlamenti është një vegël e Edi Ramës. Ka një shkelje universale të konfliktit të interesit. Është një nga mekanizmat themelorë të korrupsionit. Nuk ka institucion që kontrollon fuqinë e ligjit. Shkeljet e panumërta të ligjit të konfliktit të interesit janë të Edi Ramës.
Ai sot nuk duhet të kishte mandatin e deputetit. Nuk lejon koncesionet të hetohen sepse është mbrapa tyre, është mbrapa afersë së sterilizimit. Këto pengohen sepse këto çështje ngjiten te Edi Rama”, deklaroi Rama.
The post Berisha: Parlamenti është vegël e Ramës, në Shqipëri nuk kontrollohet fuqia e ligjit appeared first on Newsbomb Albania.