Komisioni Europian rrëzon deklaratën e Macron: Kosovës do t’i liberalizohen vizat në 1 Janar 2024

Deklarata e Presidentit francez Emmanuel Macron se kishte vendosur që Kosovës t’i pezullohej çështja e liberalizimit të vizave, erdhi si një “bombë” jo vetëm për shtetin e Kosovës, por për të gjithë opinionin publik. Ky njoftim i rëndësishëm u bë gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ndërkohë që qeveria e Kosovës nuk ishte njoftuar zyrtarisht […] The post Komisioni Europian rrëzon deklaratën e Macron: Kosovës do t’i liberalizohen vizat në 1 Janar 2024 appeared first on Ditar.al.

Komisioni Europian rrëzon deklaratën e Macron: Kosovës do t’i liberalizohen vizat në 1 Janar 2024

Deklarata e Presidentit francez Emmanuel Macron se kishte vendosur që Kosovës t’i pezullohej çështja e liberalizimit të vizave, erdhi si një “bombë” jo vetëm për shtetin e Kosovës, por për të gjithë opinionin publik.

Ky njoftim i rëndësishëm u bë gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ndërkohë që qeveria e Kosovës nuk ishte njoftuar zyrtarisht për një vendim të tillë. Deklarata e tij u mbështet edhe nga kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili shfrytëzoi rastin për të hedhur më shumë akuza ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Por vetëm pak orë pas deklaratës së Macron, vetë zyra e shtypit të Presidentit francez deklaroi se fjalët e tij ishin keqkuptuar, ndërkohë që kryeministri Rama vijoi të këmbëngulte edhe 3 ditë më pas se fjalët e Macron në konferencë ishin të qarta.

Por për t’i dhënë fund njëherë e mirë këtij diskutimi në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, ka menduar Komisioni Europian. Zëdhënësja e Komisionit Europian për Punët e Brendshme, Anitta Hiper, ka deklaruar se liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi në 1 Janar të vitit 2024.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024 dhe do t’i lejojë ata që të udhëtojnë brenda hapësirës së Bashkimit Europian për 90 ditë”, tha Hiper.

Ajo ka preferuar të mos e komentojë deklaratën e Macron, por theksoi se një shtet i vetëm nuk mund të marrë vendime që janë miratuar nga e gjithë bashkësia europiane.

“Ne jemi në kontakt me të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhe nuk bëjmë komente mbi komentet. Në prill 2023, Parlamenti Europian dhe Këshilli adoptuan rregulloren 2023/850 të (BE), duke u hequr mbajtësve të Pasaportës së Kosovës, regjimin e vizave. Liberalizimi i vizave për shtetasit e Kosovës do të hyjë në fuqi në 1 janar të vitit 2024. Do t’ u lejojë qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë në hapësirën e Bashkimit Europian pa viza për 90 ditë në çdo periudhë kohore prej 180 ditësh.

Komisioni ka vlerësuar që nga korriku 2018 se Kosova i përmbush të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Kosova ka punuar vazhdimisht për të përmbushur standardet. Shtete të veçanta anëtare nuk mund të vendosin të pezullojnë një regjim pa viza. Rregullat në lidhje me dhënien, pezullimin ose përfundimin e përjashtimeve të vizave janë plotësisht të harmonizuara në nivel të BE-së dhe kërkojnë vendime në nivel të BE-së”, ka deklaruar për A2CNN Anitta Hiper, zëdhënësja e Komisionit Europian për Punët e Brendshme.

The post Komisioni Europian rrëzon deklaratën e Macron: Kosovës do t’i liberalizohen vizat në 1 Janar 2024 appeared first on Ditar.al.