Berisha u “ngujua” në Kuvend,Rama e injoron: S’e pashë fare! Ai i përket botës tjetër

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ka komentuar ngjarjet e ndodhura ditën e sotme në seancën plenare, ku deputetët demokratë u “ngujuan” për orë të tëra në ambientet e Kuvendit. Sipas tij këto zhvillime nuk i ka ndjekur aspak, duke injoruar kështu paralajmërimet e bëra nga opozita se do të bojkotojnë seancat […] The post Berisha u “ngujua” në Kuvend,Rama e injoron: S’e pashë fare! Ai i përket botës tjetër appeared first on Newsbomb Albania.

Berisha u “ngujua” në Kuvend,Rama e injoron: S’e pashë fare! Ai i përket botës tjetër

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ka komentuar ngjarjet e ndodhura ditën e sotme në seancën plenare, ku deputetët demokratë u “ngujuan” për orë të tëra në ambientet e Kuvendit.

Sipas tij këto zhvillime nuk i ka ndjekur aspak, duke injoruar kështu paralajmërimet e bëra nga opozita se do të bojkotojnë seancat plenare dhe zhvillimet në Kuvend. Rama u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha përfaqëson një botë tjetër dhe se problemet dhe përçarja brenda Partisë Demokratike nuk është aspak problem i qeverisë.

“Unë e kam thënë me kohë e me vakt që është përfaqësues i një bote tjetër, nuk është i botës tonë Sali Berisha. Sali Berisha përfaqëson botën tjetër”, tha Rama.

“Tani, besoje ose jo nuk e kam ndjekur fare këtë zhvillim sot në parlament. Para se të vija këtu lexova disa informacione dhe lexova se sot parlameti ishte i bllokuar dhe u ishte pamundësuar deputetëve të shumicës që të merrnin vendet në sallë. Të dish çfar ndodh në Shqipëri është një gjë dhe të dish çfarë ndodh në një botë tjetër shumë larg Shqipërisë është diçka tjetër. E mora këtë informacion para se të vija këtu, por parlamentin e menaxhojnë të tjerë unë kam besim të plotë te ato dhe kam besimin që kanë bërë gjënë e duhur.

Së pari po rikthehem edhe njëherë unë jam shumë i informuar çfarë ndodh në Shqipëri, e filloj ditën me një raport, një raport i përditshëm që prodhohet nga një zyrë e posaçme ku nuk përfshihet dinamika e partive politike por të gjitha të tjerat janë aty. Çfarë ndodh në Shqipëri është në fokus të detajeve, se çfarë ndodh në një botë tjetër është diçka tjetër. Kjo botë tjetër është bota që sapo po flisnim.

Përfaqëson një çorbë interesash të përplasura dhe të mbivendosura mes atyre që në vend të jenë përfaqësues të atyre nejrëzve janë mishërues. Fole për PD por unë nuk e di kush është PD në të vërtetë. Se the dy por. Politikisht aty nuk janë dy janë më shumë se dy copa dhe më shumë se 7 çika. Nuk jam unë as që duhet ti injoroj dhe as që duhet ti vlerësoj. Jam në detyrën time dhe kam kaq shumë ngarkesa që lidhen me probleme reale dhe shumë të rëndëishme sa ky është një problem shumë larg sferës time”, tha Rama.

I pyetur nëse qeveria është duke i dhënë një dorë përçarjeve brenda Partisë Demokratike kryeministri Rama u përgjigj duke thënë se nuk e kanë pasur fare të nevojshme të ndërhyjnë, pasi interesat vetijake të deputetëve demokratë i kanë përçarë.

Ne nuk kemi apsur nevojë të mendojmë këtë sepse i kanë përccarë interesa vetijake të thella dhe të ngatërruara, i kanë përccarë aferat e tyre të prendshme që papritur dhe pakujtuar janë kthyer në arsye për tu kacafitur me njëri-tjetrin”, tha Rama.

Po tentoni të bashkoni votat me Lulzim Bashën?

Nuk është  ë axhendën tonë të bashkojmë votat me askënd sepse ska asnjë produkt që kërkon vota të bashkuara apo të ndara. Ne jemi në rrugën tonë.

 

 

 

The post Berisha u “ngujua” në Kuvend,Rama e injoron: S’e pashë fare! Ai i përket botës tjetër appeared first on Newsbomb Albania.