Bislimi merr pjesë në darkën joformale ministrore BE-Ballkani Perëndimor
Zëvendëskryeministri i parë në detyrë Besnik Bislimi mori pjesë në darkën joformale ministrore BE-Ballkan Perëndimor. Ai falënderoi shefen e diplomacisë evropiane Kaja Kallas për ftesën dhe komisionaren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, gjersa përgjatë takimit zëvendëskryeministri pati mundësinë për t’iu adresuar të pranishmëve. Bislimi theksoi rrezikun që shfaqin për demokracinë dhe zhvillimin kërcënimet


Zëvendëskryeministri i parë në detyrë Besnik Bislimi mori pjesë në darkën joformale ministrore BE-Ballkan Perëndimor.
Ai falënderoi shefen e diplomacisë evropiane Kaja Kallas për ftesën dhe komisionaren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, gjersa përgjatë takimit zëvendëskryeministri pati mundësinë për t’iu adresuar të pranishmëve.
Bislimi theksoi rrezikun që shfaqin për demokracinë dhe zhvillimin kërcënimet e sigurisë dhe sulmet e vazhdueshme hibride dhe rëndësinë e unitetit në përballjen ndaj tyre.
Bislimi tha se Kosova meriton marrjen e statusit të vendit kandidat dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
“Dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën dhe arritja e konsensusit në vendimmarrjen brenda BE-së përbën një hap kyç në këtë proces dhe mesazh të fuqishëm uniteti”, tha Bislimi.
Ai theksoi se integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës sfidohet e sulmohet në vazhdimësi nga Serbia përmes letrave të depozituara në BE dhe akteve terroriste në terren të sponsorizuara nga Beogradi zyrtar.
Bislimi tha se Kosova ka arritur avancim në shumë fusha, si uljen e papunësisë, rritjen e shtesave për fëmijë dhe nënat lehona, progresin në zbatimin e reformave drejt integrimit në BE dhe luftimin e korrupsionit dhe sundimi i ligjit.
Ai uroi Shqipërinë dhe Malin e Zi në avancimin e rrugëtimit të integrimit evropian dhe hapjes së kapitujve drejt anëtarësimit në BE, si dhe përkushtimit të Ukrainës dhe Moldavisë ndaj integrimit në unionin evropian.

