Bitcoin tejkalon 100 mijë dollarë/ Kriptomonedha mbështetet nga marrëveshja SHBA-Britani

Bitcoin ka tejkaluar 100 mijë dollarë për herë të parë që nga fillimi i shkurtit. Rritja e kriptomonedhës është mbështetur nga marrëveshja midis Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe, si një sinjal se ndoshta lufta tregtare e presidentit Trump me pjesën tjetër të botës po lehtësohet. Monedha dixhitale më e njohur është rikthyer në [...]Read More...

Bitcoin tejkalon 100 mijë dollarë/ Kriptomonedha mbështetet nga marrëveshja SHBA-Britani

Bitcoin ka tejkaluar 100 mijë dollarë për herë të parë që nga fillimi i shkurtit. Rritja e kriptomonedhës është mbështetur nga marrëveshja midis Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe, si një sinjal se ndoshta lufta tregtare e presidentit Trump me pjesën tjetër të botës po lehtësohet.

Monedha dixhitale më e njohur është rikthyer në territor pozitiv, megjithëse mbetet nën nivelin rekord prej më shumë se 109 mijë dollarësh të arritur në janar.

Ndërkohë, edhe Ethereum u rrit me më shumë se 14% duke u ngjitur në mbi 2 mijë dollarë. Sipas analistëve të tregut, shpejtësia e rimëkëmbjes në mbi 100 mijë dollarë në mes të një situate të paqartë dërgon një sinjal se mund të tejkalohet rekordi mbi 109 mijë dollarë shumë shpejt.

Çmimet e bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera ranë ndjeshëm nga shkurti deri në prill, ndërsa investitorët ishin të shqetësuar se Trump mund të shtynte kuadrin rregullator pro kriptovalutave për një periudhë të mëvonshme.

Shpallja e planit tarifor të presidentit Trump në fillim të muajit të kaluar orientoi investitorët drejt aseteve të sigurta, duke bërë që tregu I kriptomonedhave të zhvlerësohej ndjeshëm.

Presidenti amerikan Donald Trump që gjatë fushatës në zgjedhjet presidenciale u zotua të mbështesë tregun e kriptomonedhave, duke shtuar se do të krijonte një mjedis rregullator dhe të favorshëm për monedhat dixhitale.

Pak kohë më parë ai ka nënshkruar edhe një urdhër ekzekutiv për krijimin e një rezerve strategjike në bitcoin, diçka që mund të ndihmojë investitorët të fitojnë besimin tek investimet në asete virtuale.