Bizhuteritë e vjedhura nga ‘Louvre’ vlerësohen mbi 100 milionë dollarë

Një vjedhje spektakolare në Muzeun e Luvrit në Paris ka tronditur opinionin publik dhe autoritetet franceze, pasi bizhuteritë e marra nga Galeria Apollo vlerësohen në 88 milionë euro (rreth 102 milionë dollarë), sipas Prokurorisë së Parisit. Grabitet ndodhi në mes të ditës të dielën, ku dy persona me jelekë të verdhë përdorën një vinç për […] The post Bizhuteritë e vjedhura nga ‘Louvre’ vlerësohen mbi 100 milionë dollarë appeared first on Ditar.al.

Një vjedhje spektakolare në Muzeun e Luvrit në Paris ka tronditur opinionin publik dhe autoritetet franceze, pasi bizhuteritë e marra nga Galeria Apollo vlerësohen në 88 milionë euro (rreth 102 milionë dollarë), sipas Prokurorisë së Parisit.

Grabitet ndodhi në mes të ditës të dielën, ku dy persona me jelekë të verdhë përdorën një vinç për të hyrë nga një dritare në njërën nga sallat më të ruajtura të muzeut. Të pajisur me mjetet për çarjen e xhamit dhe kasafortave, ata arritën të thyenin dy vitrina të sigurisë së lartë dhe të largoheshin me bizhuteritë brenda vetëm shtatë minutash.

Ndër objektet e vjedhura ishin një komplet diamantesh dhe safirësh që përfshinte një diademë dhe varëse që i përkisnin Mbretëreshës Marie-Amélie dhe Hortense. Gjithashtu, është marrë një komplet me smeralde dhe diamante që ishte dhuratë martese nga Napoleon Bonaparte për gruan e tij të dytë, Marie-Louise, në vitin 1810.

Një pjesë e mjeteve të përdorura në grabitje, përfshirë kamionin dhe një nga motoçikletat, janë gjetur dhe po analizohen për gjurmë ADN-je dhe shenja gishtash.

Ekspertët janë skeptikë për mundësinë e rikuperimit të bizhuterive, pasi ato mund të jenë shpërbërë, shitur në tregun e zi ose nxjerrë jashtë vendit. Ka dyshime të forta se grabitja është organizuar nga rrjete kriminale të strukturuara, të cilat i përdorin këto objekte për pastrim parash.

Ministri francez i Drejtësisë ka pranuar se vjedhja ka ekspozuar dështime të rënda në sistemin e sigurisë së muzeut, duke ngritur pyetje për mungesën e masave mbrojtëse bazë si xhama të blinduar apo bllokimi i aksesit nga rruga.

Vjedhja e fundit kujton një nga grabitjet më të famshme në historinë e artit, atë të vitit 1911, kur Mona Lisa u zhduk për më shumë se dy vjet nga Luvri. Megjithatë, ekspertët theksojnë se dëmi aktual është jo vetëm ekonomik, por edhe historik, duke goditur thellë trashëgiminë kulturore franceze.

The post Bizhuteritë e vjedhura nga ‘Louvre’ vlerësohen mbi 100 milionë dollarë appeared first on Ditar.al.