Biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës
Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës. Burime për mediat bëjnë me dije se ai Pacolli po pyetet për një çështje në hetim, lidhur me aeroportin e Vlorës. Kujtojmë se javët e fundit Pacolli ka patur përplasje me ortakët e tij, pjesë të koncesionarit që po ndërton aeroportin. Konflikti mes biznesmenit Behgjet […] The post Biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës appeared first on Ditar.al.
 
                                Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës. Burime për mediat bëjnë me dije se ai Pacolli po pyetet për një çështje në hetim, lidhur me aeroportin e Vlorës.
Kujtojmë se javët e fundit Pacolli ka patur përplasje me ortakët e tij, pjesë të koncesionarit që po ndërton aeroportin.
Konflikti mes biznesmenit Behgjet Pacolli dhe Valon Ademit ka marrë përmasa publike dhe ligjore, ndërkohë që SPAK ka nisur hetime për kontratën koncesionare që financon projektin.
Ishte vetë kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili gjatë raportimit në Kuvend, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të opozitës, tha se çështja e aeroportit të Vlorës është në fazën e hetimit paraprak.
Kreu i Prokurorisë së Posaçme pranoi se çështja ndodhet në fazën e hetimit paraprak dhe për këtë arsye nuk mund të japë shpjegime.
“Unë nuk mund të jap… ju përmendët aeroportin e Vlorës. Nuk mund të jap shpjegime apo informacione për çështje që ndodhen në fazën e hetimit paraprak“, tha Dumani.
The post Biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës appeared first on Ditar.al.
 
                         
 
 
  