Në fillim vartësit, pastaj shefat! Veliaj – Balluku, sa shumë ngjashmëri në rrugën drejt SPAK
Erion Veliaj dhe Belinda Balluku! Dyshja që shihej si pasues të Edi Ramës në Partinë Socialiste dhe që për vite me radhë zhvilluan një “luftë të ftohtë” me njëri tjetrin se kush do të ishte më i afërt me kryetarin, tashmë janë të detyruar të zhvillojnë një betejë më të madhe, atë me drejtësinë. Rrugët […] The post Në fillim vartësit, pastaj shefat! Veliaj – Balluku, sa shumë ngjashmëri në rrugën drejt SPAK appeared first on Ditar.al.
Erion Veliaj dhe Belinda Balluku! Dyshja që shihej si pasues të Edi Ramës në Partinë Socialiste dhe që për vite me radhë zhvilluan një “luftë të ftohtë” me njëri tjetrin se kush do të ishte më i afërt me kryetarin, tashmë janë të detyruar të zhvillojnë një betejë më të madhe, atë me drejtësinë.
Rrugët e tyre për t’u ngjitur në hierarkinë e Partisë Socialiste nuk ishin të njëjta, pasi Veliaj erdhi si një i ri që protestonte në shërbim të qytetarëve, të cilët vetë i grabiti për vite me radhë për të plotësuar nevojat luksoze të bashkëshortes dhe familjarëve të tij, ndërsa Balluku u ngjit nga administrata në kabinetin qeveritar dhe arriti të bëhej numri 2 i partisë, pasi “eliminoi” politikisht Ahmetaj dhe vetë Veliajn.
Por, mes tyre ka edhe shumë ngjashmëri, dhe kjo falë Prokurorisë së Posaçme.
Sot Erion Veliaj është në burg prej më shumë se 8 muajsh, pasi SPAK zbardhi skemën se si ai dhe familjarët e tij kishin përfituar nga paratë e taksapaguesve të kryeqytetit. Por, përpara se të burgosej, ai pa vartësit e tij më të besuar të shkoni njëri pas tjetrit në qeli.
Inceneratori i Tiranës dhe “5D” janë dy dosje nga të cilat kanë përfunduar prapa hekurave disa prej ish-drejtorëve të Veliajt, por ky i fundit ende nuk ka një akuzë në këto dosje, pavarësisht se akuzat janë të shumta për përfshirjen e tij.
Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu ishin dy të parët që SPAK i burgosi për inceneratorin e Tiranës, ndërsa pas tyre u zbulua edhe skandali i madh i kompanisë “5D”, ku në pranga ranë edhe Redi Molla me Mariglen Qaton.
Arrestimi i tyre dhe paraqitje e Veliajt para “kolegëve” ishin paralajmërimi se edhe ish-kryebashkiaku shumë shpejt do të përballej me drejtësinë. Dhe ashtu ndodhi. Në 10 Shkurt 2025, agjentët e BKH-së e arrestuan në zyrën e tij.
Ndërkohë, rruga drejt përballjes me drejtësinë duket se është e njëjtë edhe për Belinda Ballukun. Ashtu si Veliaj, edhe Balluku po shikon vartësit e sa të bien një nga një në “gojën” e drejtësisë, duke u përballur me akuza për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.
Evis Berberi, ish-drejtor i Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) është arrestuar me urdhër të Prokuroria e Posaçme SPAK për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërkohë që janë marrë të pandehur Gentian Gjyli – Drejtor në ARRSH, i marrë i pandehur për abuzime me tendera rrugësh dhe Erald Elezi — ish-administrator i Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) që është marrë i pandehur për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.
Ndërsa nën hetim janë Ceno Klosi, një nga njerëzit më të besuar të Ballukut, i cili tashmë është deputet, dhe Ergys Verdho.
Të hënën, Belinda Balluku duhet të paraqitet në SPAK bashkë me avokatin, çfarë do të thotë se Prokuroria e Posaçme do t’i komunikojë akuzë zyrtare dhe me shumë mundësi do ta marrë të pandehur.
Më pas, nëse SPAK fakton ato për të cilat dyshon, edhe Balluku do të ketë fatin e Veliajt, të cilin dyshohet se e çoi vetë drejt qelisë.
The post Në fillim vartësit, pastaj shefat! Veliaj – Balluku, sa shumë ngjashmëri në rrugën drejt SPAK appeared first on Ditar.al.
