Blerant Ramadani: Zgjedhjet përfunduan, por rrugëtimi ynë jo

Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, ka reaguar me një mesazh drejtuar qytetarëve, duke theksuar se për të dhe përkrahësit e tij The post Blerant Ramadani: Zgjedhjet përfunduan, por rrugëtimi ynë jo appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Blerant Ramadani: Zgjedhjet përfunduan, por rrugëtimi ynë jo

Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, ka reaguar me një mesazh drejtuar qytetarëve, duke theksuar se për të dhe përkrahësit e tij “rrugëtimi nuk ka përfunduar”.

“Të nderuar qytetarë të Sarajit, zgjedhjet përfunduan, por rrugëtimi ynë jo. Sepse beteja për idealet, për drejtësinë dhe për dinjitetin e këtij vendi sapo ka hyrë në një fazë të re,” ka deklaruar Ramadani.

Ai ka uruar kundërkandidatin për rezultatin, duke i dëshiruar sukses në shërbim të komunës. “Por mbi çdo fitore numerike qëndron një fitore më e madhe – ajo e ndërgjegjes, e besës dhe e qëndrimit për të vërtetën,” ka theksuar ai.

Ramadani ka nënvizuar se gara zgjedhore ka qenë më shumë se një proces politik. “Ne e dinim se kjo nuk ishte vetëm një garë politike, por një sprovë karakteresh, që do të tregonte kush qëndron për parime dhe kush i shet ato për interesa të çastit,” ka shtuar ai.

Duke iu referuar simbolikisht “Betejës së Hendekut”, ai ka theksuar se humbja nuk duhet parë si dështim, por si zbulesë. “Sprovat nuk të rrëzojnë, por të pastrojnë nga ata që nuk i përkasin rrugës tënde,” ka theksuar Ramadani.

Në fund të mesazhit të tij, ai ka theksuar se mbetet i përkushtuar ndaj kauzës së tij politike dhe qytetarëve të Sarajit.
“Ne do të vazhdojmë këtë betejë me të njëjtin besim, me të njëjtën dashuri për Sarajin, dhe me kokën lart. Sepse ideali ynë është më i madh se çdo mandat… Unë do të vazhdoj të jem këtu, me ju, për ju dhe për Sarajin,” ka përfunduar Ramadani.

The post Blerant Ramadani: Zgjedhjet përfunduan, por rrugëtimi ynë jo appeared first on Flaka, në çdo lajm... .