Bllokuan seancën plenare, Kuvendi përjashton 26 deputetë të opozitës
Pasi bllokuan sot foltoren dhe seancën, 26 deputetë të opozitës janë përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Vendimi u mor nga Komisioni i etikës, pas kërkesës së grupit parlamentar socialist. Deputetët e përjashtuar janë: Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelall Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho. Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan […] The post Bllokuan seancën plenare, Kuvendi përjashton 26 deputetë të opozitës appeared first on Ditar.al.

Pasi bllokuan sot foltoren dhe seancën, 26 deputetë të opozitës janë përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
Vendimi u mor nga Komisioni i etikës, pas kërkesës së grupit parlamentar socialist. Deputetët e përjashtuar janë: Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelall Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho. Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa, Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Ludovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Kote, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti, Qani Xhafaj.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm opozita bllokoi punimet, duke kthyer përmbys karriget e ministrave.
Kuvendi fiku dritat por deputetët e PD qëndruan në sallë duke kërkuar rikthimin e tyre, ndërsa u futën Live nëpër profilet në rrjetet sociale.
“Kjo që po ndodh aktualisht s’ka ndodh kurrë me opozitën. Është asgjësuar çdo hapësirë. Praktikisht na kanë venë në kushtet kur ata vendosin gjithçka për ne”, është shprehur opozita e cila ka kërkuar llogari se përse komisionet hetimore të ngritura prej saj nuk janë marrë fare në konsideratë.
The post Bllokuan seancën plenare, Kuvendi përjashton 26 deputetë të opozitës appeared first on Ditar.al.