Sot seanca plenare, Bardhi kërkon rishikimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një kërkesë që në rendin e ditës së Kuvendit të futet edhe projektvendimin për rishikimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Përmes një shkrese, Bardhi argumenton faktin se në seancën e datës 21 shtator, është vendosur që ky projektvendim të futet në seancën […]

Sot seanca plenare, Bardhi kërkon rishikimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një kërkesë që në rendin e ditës së Kuvendit të futet edhe projektvendimin për rishikimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Përmes një shkrese, Bardhi argumenton faktin se në seancën e datës 21 shtator, është vendosur që ky projektvendim të futet në seancën e radhës, gjë që nuk është reflektuar nga kryetarja e Kuvendit.

Ndër të tjera, Bardhi thotë se rishikimi i përbërjes se Komisionit të Reformës është domosdoshmëri, pasi për më shumë se 1 vit nuk është bërë asnjë punë dhe disa anëtarë sot nuk janë më deputetë./Opinion.al