Mblidhet sot Kuvendi, opozita paralajmëron bllokimin e seancës plenare, demokratët drejt bojkotit dhe grevës së urisë
Ditën e sotme është parashikuar të zhvillohet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, por që rrezikon të bllokohet nga deputetët e opozitës. Ky ka qenë mendimi i të gjithë deputetëve demokratë të pranishëm në mbledhjen e djeshme, të cilët kanë kërkuar që aksioni opozitar të vijojë me bojkot, ndërsa disa prej deputetëve kanë […] The post Mblidhet sot Kuvendi, opozita paralajmëron bllokimin e seancës plenare, demokratët drejt bojkotit dhe grevës së urisë appeared first on Ditar.al.

Ditën e sotme është parashikuar të zhvillohet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, por që rrezikon të bllokohet nga deputetët e opozitës.
Ky ka qenë mendimi i të gjithë deputetëve demokratë të pranishëm në mbledhjen e djeshme, të cilët kanë kërkuar që aksioni opozitar të vijojë me bojkot, ndërsa disa prej deputetëve kanë propozuar që më pas të ketë edhe grevë urie.
Vendimi i opozitës vjen pasi mazhoranca po bllokon çdo hapësirë institucionale të tyre, duke mos pranuar propozimet për ngritjen e disa Komisioneve Hetimore dhe duke rrëzuar pothuajse të gjithë projektligjet e propozuar nga demokratët.
“Do të duhet të kemi një qëndrim. Mazhoranca po na bllokon çdo hapësirë institucionale. Kanë asgjësuar parlamentarizmin. Opozita nuk duhet të lejojë që të zhvillohet aktivitet normal parlamentar, përderisa mazhoranca do të vazhdoje të rrezojë kërkesat e opozitës për komisionet hetimore parlamentare, apo mospranimin e ndryshimit te anëtareve të komisionit te posaçëm te reformës zgjedhore. Kjo që po ndodh aktualisht s’ka ndodh kurrë me opozitën. Është asgjësuar çdo hapësirë. Praktikisht na kanë venë në kushtet kur ata vendosin gjithçka për ne. Do duhet te kemi një qëndrim të prerë. Unë pres nga ju propozime dhe duhet të dalim me një vendim se çfarë duhet të bëjmë”, u shpreh kreu i Grupit Parlamentar Gazment bardhi në mbledhjen e djeshme.
Bujar Leskaj propozoi që greva e urisë duhet të jetë një opsion për demokratët, pasi aksioni opozitar nuk mund të vijojë vetëm me bojkot. Por i këtij mendimi nuk ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është shprehur se bojkoti nuk është opsion, por do të përdoret çdo mjet demokratik që mazhoranca të mos nëpërkëmbë opozitën.
“Mendoj që bojkoti nuk është opsion si mekanizëm për t’u përdorur nga ana jonë, pra bojkoti i parlamentit. Nuk do të përdorim ato praktika që janë përdorur më parë, (I referohet djegies së mandateve, braktisja e zgjedhjeve) por do të përdorim çdo mjet demokratik që askush të mos marrë nëpër këmbë opozitën, siç ndodhi në seancën e fundit parlamentare”, u shpreh Berisha.
The post Mblidhet sot Kuvendi, opozita paralajmëron bllokimin e seancës plenare, demokratët drejt bojkotit dhe grevës së urisë appeared first on Ditar.al.