Sulmi në Banjskë, Begaj: Objektivi ishte ndërprerja e marrëveshjes Kosovë-Serbi
Presidenti Bajram Begaj ka thënë se sulmi në Banjskë ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku ka patur qëllim mos vazhdimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Duke folur në “Opinion”, Begaj deklaroi se armatimi dhe municionet e kapura në veri të Kosovës të cilat ishin në posedim të serbëve ka një vlerë të caktuar monetare […] The post Sulmi në Banjskë, Begaj: Objektivi ishte ndërprerja e marrëveshjes Kosovë-Serbi appeared first on Newsbomb Albania.

Presidenti Bajram Begaj ka thënë se sulmi në Banjskë ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku ka patur qëllim mos vazhdimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Duke folur në “Opinion”, Begaj deklaroi se armatimi dhe municionet e kapura në veri të Kosovës të cilat ishin në posedim të serbëve ka një vlerë të caktuar monetare por kjo nuk është e gjitha, pasi sipas tij kjo tregon objektivin e serbëve me këtë arsenal armatimi.
Sipas kreut të shtetit, objektivi i sulmit ka qenë që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të ndërpritet dhe të dyja palët të pretendojnë se dikush është fajtor.
“Armatimi pajisjet, apo municioni që u kap ka një vlerë të caktuar monetare, por nuk është kjo e gjitha. Kjo tregon që çfarë objektivi kanë pasur me këtë arsenal armatimi. Unë mendoj që objektivi ka qenë që të mos vazhdohet me marrëveshjen dhe të dyja palët të pretendojnë që dikush është fajtor”, u shpreh Begaj.
The post Sulmi në Banjskë, Begaj: Objektivi ishte ndërprerja e marrëveshjes Kosovë-Serbi appeared first on Newsbomb Albania.