Bora mbulon Kroacinë, shkakton shumë probleme
Dëbora që mbuloi pjesë të Kroacisë sot ka krijuar gjithashtu probleme të mëdha. Rrugë të shumta janë të mbyllura dhe është lëshuar një alarm i kuq për motin për rajonin e Rijekës, raporton “Index.hr”. Sipas medias kroate, bora ka bllokuar shumë rajone, si në Kroacinë qendrore ashtu edhe në atë veriperëndimore. Raportohet se rrugët janë


Dëbora që mbuloi pjesë të Kroacisë sot ka krijuar gjithashtu probleme të mëdha. Rrugë të shumta janë të mbyllura dhe është lëshuar një alarm i kuq për motin për rajonin e Rijekës, raporton “Index.hr”.
Sipas medias kroate, bora ka bllokuar shumë rajone, si në Kroacinë qendrore ashtu edhe në atë veriperëndimore.
Raportohet se rrugët janë të rrëshqitshme në pjesën më të madhe të vendit.
“Për shkak të temperaturave të ulëta, akulli është i mundur, veçanërisht në ura e mbikalime. Klubi i Automobilizmit Kroat (HAK) paralajmëron për rrëshqitje të mundshme të dheut në Autostradën Adriatike (DC8) dhe rrugët në male”, thotë “Index”.
Shoferët këshillohen të përshtatin shpejtësinë dhe mënyrën e drejtimit të tyre me kushtet e rrugës, të mbajnë një distancë të sigurt midis automjeteve dhe të mos nisen pa pajisje dimërore.





