“Pres zgjedhje të lira demokratike”, Halil Matoshi: Me rëndësi për mu është që me 28 dhjetor shteti me të dalë nga ilegaliteti në legalitet
Komentatori politik, Halil Matoshi në “Adresa”, komentoi çështjen e koalicioneve të mundshme mes subjekteve politike, për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 28 dhjetor. Matoshi tha se në këto zgjedhje pret që të jenë zgjedhje të lira dhe demokratike. Ai tha se popullizmi shtyhet veç me zgjedhje të lira e të besueshme dhe


Komentatori politik, Halil Matoshi në “Adresa”, komentoi çështjen e koalicioneve të mundshme mes subjekteve politike, për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 28 dhjetor.
Matoshi tha se në këto zgjedhje pret që të jenë zgjedhje të lira dhe demokratike. Ai tha se popullizmi shtyhet veç me zgjedhje të lira e të besueshme dhe se zgjedhjet kanë shëru demokraci edhe më të mëdha se demokracia e shtetit tonë.
Matoshi gjithashtu tha se, për të, me rëndësi është që me këto zgjedhje të 28 dhjetorit, shteti do të dalë nga ilegaliteti në legalitet.
“Unë po pres zgjedhje të lira demokratike. Liberal demokracia shnoshet veç me zgjedhje e nuk kem naj ilaq tjetër. Popullizmi shtyhet në margjina veç me zgjedhje të lira, të drejta, të besueshme, me proces me integritet dhe zgjedhjet kanë shëru demokraci ma të mdhaja se e jona. Me randsi për mu është që shteti me 28 shkurt del nga ilegaliteti në legalitet. Ne kemi një situatë të paqartë prej 15 prillit të vitit të sivjetshëm. Shkelje kontnuele të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë. Ju lidha ciklit hajt ta provoj pak se s’bahet nami edhe janë kurthu në shkelje që ka prodhum, një sjhkelje ka prodhu shkelje zingjirore, dhe sot, besoni ose jo, gjykata Kushtetuese mundet me i pas 20 landë. Me i pas qu secilën shkeje në Gjykatë Kushtetuese, sot kish pasë punë për 5 vjet Gjykata Kushtetuese. Por Ballkani edhe shqiptart, edhe Kosova tu gjet në qet Ballkan, menojnë se kaniher interesat madhore që i quajnë kombëtare, janë ma të mdhaja se kushtetushmëria. Nuk ka kurgjo interes ma të madh se mbrojtja e kushtetushmerisë ligjshmërisë. Partitë tradicionale shtetformuese, PDK-LDK, kanë me provu me i marrë krejt partitë që kanë met sidomos me rritjen edhe me forcimin, edhe me fuqizimin enorm të Vetëvendosjes, kanë metë margjina dhe këto nashta krejt mujn me i bo 10% e me i bo 10% e përmbysin situatën./Gazeta10

