Kryeministri Edi Rama: Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dënuar sulmin e nisur nga terroristët e Hamasit në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune ndaj Izraelit. Sipas mediave palestineze, më shumë se 7,000 raketa janë lëshuar nga drejtime të ndryshme. “Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona […] The post Kryeministri Edi Rama: Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit appeared first on Newsbomb Albania.

Kryeministri Edi Rama: Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dënuar sulmin e nisur nga terroristët e Hamasit në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune ndaj Izraelit. Sipas mediave palestineze, më shumë se 7,000 raketa janë lëshuar nga drejtime të ndryshme.

“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan Edi Rama.

Më herët, edhe ministri i Jashtëm Igli Hasani ka dënuar sulmin ndaj Izraelit, kurse institucioni që ai drejton u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen atje, të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve dhe për çdo rast, të kontaktojnë Ambasadën Shqiptare.

Evropa dhe shumica e botës perëndimore ka nisur të dënojë sulmin ndaj Izraelit dhe vrasjen e dhjetëra civilëve të pafajshëm. Terroristët e grupit të Hamasit kanë lëshuar breshëri raketash në të zbardhur të 7 Tetorit, si dhe kanë thyer kufirin me Izraelin.

Qindra militantë të armatosur raportohet se kanë hyrë në territorin e Izraelit dhe kanë nisur të qëllojnë me armë civilët e pafajshëm që ndeshin në rrugë. Mijëra banorë të zonave kufitare në Rripin e Gazës kanë braktisur shtëpitë nga frika, ndërsa qindra izraelitë të tjerë janë marrë peng.

Pamjet që shpërndahen kryesisht në platformën sociale “X”, (ish-Tëitter), tregojnë një shkallë të paprecedentë sulmi me raketa dhe brutaliteti nga militantët palestinezë, të cilët po kthejnë në Gaza si trofe lufte ushtarët e vrarë izraelitë dhe pengjet.

The post Kryeministri Edi Rama: Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit appeared first on Newsbomb Albania.