Basha përjashtoi Bardhin nga PD, Berisha: Lulzim brava lexon mesazhet e Taulant Ballës!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas takimit me deputetët e Bardhit ku ka komentuar përjashtimin e Gazmend Bardhit nga Partia Demokratike. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka akuzuar Lulzim Bashën, duke e cilësuar të marrë peng nga qeveria. Duke iu referuar përjashtimit të Bardhit, Berisha tha se Basha nuk po bën gjë tjetër veçse po […]

Basha përjashtoi Bardhin nga PD, Berisha: Lulzim brava lexon mesazhet e Taulant Ballës!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas takimit me deputetët e Bardhit ku ka komentuar përjashtimin e Gazmend Bardhit nga Partia Demokratike.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka akuzuar Lulzim Bashën, duke e cilësuar të marrë peng nga qeveria.

Duke iu referuar përjashtimit të Bardhit, Berisha tha se Basha nuk po bën gjë tjetër veçse po lexon mesazhet e Taulant Ballës.

“Lulzim brava për të mos përdorur një term tjetër nuk bën gjë tjetër veçse lexon mesazhet apo fletushkat e Taulant Ballës. Është një i keqpërdorur, nuk ka asnjë lloj vlere. Gjërat po kthjellohen rreth një personi që është i marrë peng në disa forma nga kjo qeveri”, tha ai.