Bujar Leskaj jep dorëheqjen si drejtues politik në Vlorë dhe paralajmëron lënien e mandatit të deputetit

Deputeti demokrat Bujar Leskaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar largimin e tij si drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës. Ai thotë se këtë duhet ta bëjnë të gjithë drejtuesit politikë që humbën në zgjedhjet e 11 Majit, pavarësisht se PD i cilëson zgjedhjet si farsë, duke u hapur rrugën […] The post Bujar Leskaj jep dorëheqjen si drejtues politik në Vlorë dhe paralajmëron lënien e mandatit të deputetit appeared first on Ditar.al.

Bujar Leskaj jep dorëheqjen si drejtues politik në Vlorë dhe paralajmëron lënien e mandatit të deputetit

Deputeti demokrat Bujar Leskaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar largimin e tij si drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës.

Ai thotë se këtë duhet ta bëjnë të gjithë drejtuesit politikë që humbën në zgjedhjet e 11 Majit, pavarësisht se PD i cilëson zgjedhjet si farsë, duke u hapur rrugën të rinjve për riorganizimin e partisë.

“Për të ndërtuar një PD më të fortë, është e domosdoshme që partia të fillojë një proces të thellë riorganizimi, i cili duhet të përfshijë çdo nivel të saj. Kjo do të thotë që të krijohen struktura që mund të adresojnë në mënyrë më efektive nevojat e qytetarëve dhe të angazhojnë forca të reja.

Një pikë tjetër ka të bëjë dhe me rolin e institucionit të Drejtuesit Politik. Ky ndryshim nuk duhet parë si një akt formal, por si një proces i thellë rinovimi, që sjell progres për partinë dhe shoqërinë.

Analiza e zgjedhjeve, mbas denoncimit të farsës zgjedhore dhe raportit të OSBE/ODIHR, duhet të fillojë nga drejtuesit politikë që humbën në zgjedhjet e 11 majit në qarqet e tyre, pavarësisht farsës dhe manipulimit të zgjedhjeve. Këta drejtues duhet ose të japin dorëheqje (personalisht, menjëherë pas zgjedhjeve, në maj 2025, i paraqita Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berishës dorëheqjen time, si drejtues politik i qarkut Vlorë) dhe/ose të zëvendësohen me të rinj, nga kandidatët e PD-së në listat e hapura që fituan ose morën mbështetje të gjerë nga elektorati”, shkruan Leskaj.

Gjithashtu ai ka njoftuar edhe lëniën e mandatit të deputetit pas 2 vitesh, për të inkurajuar, nxitur rinovimin dhe për të sjellë një frymë të re të të bërit politik.

Sipas tij, ky është një proces që duhet të ndiqet nga të gjithë deputetët aktual, të cilët më vonë si ish-deputetët duhet të vazhdojnë të kontribuojnë maksimalisht si të ishin deputet, me veprimtari.

“Duhet një reflektim i sinqertë dhe një planifikim i qartë për të korrigjuar gabimet e bëra. Një hap i nevojshëm në këtë drejtim është që deputetët e listave të mbyllura të lënë gjysmën e mandatit për deputetët e listave të hapura/apo deputetët pasardhës. Kjo është një mënyrë për të hapur Partinë Demokratike, ashtu siç ishin principet e Rithemelimit. Personalisht, pas dy vitesh, do të lë mandatin tim të deputetit tek kandidati pasardhës në listë, për të inkurajuar deputetët e rinj, nxitur rinovimin dhe për të sjellë një frymë të re të të bërit politik. Ky është një proces që duhet të ndiqet nga të gjithë deputetët aktual; të cilët më vonë si ish-deputetët duhet të vazhdojnë të kontribuojnë maksimalisht si të ishin deputet, me veprimtari. Kjo formulë në optikën time e bën më të shëndetshme Partinë Demokratike, duke e bërë më të fortë, më te hapur dhe më të sigurt për të ardhmen”, shkruan Leskaj ndër të tjera.

The post Bujar Leskaj jep dorëheqjen si drejtues politik në Vlorë dhe paralajmëron lënien e mandatit të deputetit appeared first on Ditar.al.