Belinda Balluku të premten në SPAK? Lëvizja e zv.kryeministres për të hequr vëmendjen nga akuzat ndaj saj
Prokurori Dritan Prençi i ka dërguar fletë-thirrjen e dytë zv.kryeministres Belinda Balluku, që e detyron këtë të fundit të paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme së bashku me avokatin e saj, ose në të kundërt SPAK do të kërkojë shoqërimin me forcë të saj. Belinda Ballukut pritet t’i komunikohet zyrtarisht akuza e “Shkeljes së […] The post Belinda Balluku të premten në SPAK? Lëvizja e zv.kryeministres për të hequr vëmendjen nga akuzat ndaj saj appeared first on Ditar.al.
Prokurori Dritan Prençi i ka dërguar fletë-thirrjen e dytë zv.kryeministres Belinda Balluku, që e detyron këtë të fundit të paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme së bashku me avokatin e saj, ose në të kundërt SPAK do të kërkojë shoqërimin me forcë të saj.
Belinda Ballukut pritet t’i komunikohet zyrtarisht akuza e “Shkeljes së barazisë në tenderat publikë”, çfarë do të thotë se SPAK do ta marrë të pandehur.
Zv.kryeministrja duhej të paraqitej në SPAK të hënën që lamë pas, por sajoi një vizitë në Rumani dhe iu shmang prokurorëve, teksa tashmë është e detyruar që të shkojë, pasi mund të kemi një shoqërim si të Erion Veliajt, apo edhe më keq, si të Ilir Metës.
Por vështirë se Balluku do të refuzojë sërish të paraqitet. Madje, duket se ajo e ka një plan për të hequr sadopak vëmendjen nga çështja e saj.
Paraqitje e saj në SPAK mund të bëhet ditën e premte, në të njëjtën kohë kur në Gjykatën Kushtetuese do të gjykohet çështja e Erion Veliajt. Duke patur dy çështje të rëndësishme brenda të njëjtës ditë, jo të gjitha mediat do të merren me të, sidomos ato që nuk kanë publikuar as lajmin se SPAK do ta marrë të pandehur.
Kështu që fokusin kryesor të premten pritet ta marrë vendimi për Erion Veliajn, që do të tregojë nëse në Tiranë do të kemi apo jo zgjedhje të parakohshme. Cilido të jetë vendimi për Veliajn, do të përbëjë lajmin kryesor të së premtes, ndërkohë që do të ketë më pak hapësirë për marrjen e Ballukut si të pandehur.
Një lëvizje e menduar mirë nga zv.kryeministrja, që tashmë ndan të njëjtin hall me ish-kundërshtarin e saj brenda PS-së, Erion Veliajn. Dhe me sa ka treguar koha, SPAK është një “hall i madh”.
The post Belinda Balluku të premten në SPAK? Lëvizja e zv.kryeministres për të hequr vëmendjen nga akuzat ndaj saj appeared first on Ditar.al.
