Çështja “Gërdeci”/ Shkëlzen Berisha do të dëshmojë në gjykatë, GJKKO refuzon dëshmitarët e Mediut
Gjykata e Posaçme GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK në çështjen “Gërdeci”, për të thirrur 71 dëshmitarë, ndër të cilët djalin e ish kryeministrit, Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin, i cili ka qenë ministër i Drejtësisë në qeverinë Berisha. Ata do të dëshmojnë në dosjen “Gërdeci”, ku i pandehur është ish ministri i Mbrojtjes Fatmir […] The post Çështja “Gërdeci”/ Shkëlzen Berisha do të dëshmojë në gjykatë, GJKKO refuzon dëshmitarët e Mediut appeared first on Ditar.al.

Gjykata e Posaçme GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK në çështjen “Gërdeci”, për të thirrur 71 dëshmitarë, ndër të cilët djalin e ish kryeministrit, Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin, i cili ka qenë ministër i Drejtësisë në qeverinë Berisha.
Ata do të dëshmojnë në dosjen “Gërdeci”, ku i pandehur është ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Nga ana tjetër avokati Ardian Visha, i cili përfaqëson Fatmir Mediun kërkoi të thërriten si dëshmitarë të gjithë subjektet, si edhe personalitete të huaj politikë dhe ushtarakë. Por kërkesa e tij është refuzuar.
Avokati e ka quajtur këtë një “standard të dyfishtë” nga ana e Gjykatës, pasi sipas tij duhet t’u jepet e drejta për t’i thirrur të gjithë pa përjashtim.
“Kjo që bëri Gjykata nuk është një akt procedurial, ligji nuk ia lejon. Për pjesën që Gjykata ndërmori negativisht për personalitetet politike, rrëzimi ishte i papranueshëm, sepse ne e kemi bërë të ditur përse do thirreshin. Edhe përmasa e figurës së tyre personale dhe politike, duhet të rivlerësohej nga Gjykata. Vetë vëmendja që i ka dhënë SPAK këtij Kazusi, interesimi, natyra politike e subjektit, tejkalimi i kohës së ligjshme, janë për mua tregues të natyrës politike të rastit. I keni me shkrim qëndrimet tona. Janë thirrur 6 ekspertë të huaj dhe janë pranuar vetëm 3. Nuk është e vërtetë për ne ajo që kanë nxjerrë ekspertët si shkak për Gërdecin,” tha Visha.
Kjo është lista e emrave të dëshmitarëve të SPAK i thërret në gjykatë:
- Feruzan Durdaj
- Zamira Durdaj,
- Afërdita Canga
- Alketa Hazizaj,
- Fejzi Shehu,
- Rigon Durdaj,
- Mimoza Kruja,
- Hekuran Kaca
- Shkëlqim Prini
- Nikolin Hazizaj,
- Mirela Hazizaj,
- Drita Cani,
- Ramazan Alla,
- Uran Deliu,
- Mirela Dvorani,
- Ndue Nikolli
- Adelina Cani,
- Ilir Kranja,
- Veiz Muço,
- Murat Zguri,
- Fejzi Shehu,
- Caje Ciku,
- Arta Prini (Zela),
- Qemal Mema
- Zigur Canaj,
- Julian Pando,
- Petrit Behari,
- Zabit Cuku,
- Sadik Sula,
- Agim Vrana,
- Shaban Brahushi,
- Begator Mane,
- Bujar (Abdullah)Nasufi,
- David Clark Howell
- William Merrit Hart,
- Sidney Tison Macintyre,
- Rodney Spenser Taylor,
- Kol Dedgjonaj,
- Ismet Drenova,
- Ardian Mullahi,
- Plarent Ruka,
- Bardhyl Hoxha,
- Sokrat Papadhima,
- Viktor Përshqefa,
- Anila Lala (Gjergji),
- Liza Maksuti,
- Alma Zili
- Anjola Agolli,
- Aldo Bumci,
- Shkëlzen Berisha, i biri i Sali,
- Ylli Pinari,
- Luan Hoxha
- Armand Tartari
- Ndue Marku,
- Jorgo Mino,
- Fatbardh Kuçi,
- Gëzim Oshafi,
- Denis Hajdari,
- Agim Babameto:
- Shkëlzen Madani,
- Rezart Tërshana,
- Besnik Dauti,
- Dashnor Çaushi,
- Fari Toska,
- Zenun Fero,
- Hilmi Laçaj,
- Sokol Ngjeçi,
- Mihal Delijorgji,
- Dritan Minxolli
The post Çështja “Gërdeci”/ Shkëlzen Berisha do të dëshmojë në gjykatë, GJKKO refuzon dëshmitarët e Mediut appeared first on Ditar.al.