Çfarë do diskutojnë? Rama thërret në Kryeministri Peleshin, Ballën dhe krerët e komisioneve parlamentare

Kjo e mërkurë ka rezultuar në një ditë të ngarkuar me kryeministrin Edi Rama. Pas konferencës me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, Rama ka mbledhur në Kryeministri kreun e Kuvendit, Niko Peleshi, kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, si dhe krerët e komisioneve parlamentare të Partisë Socialiste. Nuk dihen ende arsyet […] The post Çfarë do diskutojnë? Rama thërret në Kryeministri Peleshin, Ballën dhe krerët e komisioneve parlamentare appeared first on Ditar.al.

Çfarë do diskutojnë? Rama thërret në Kryeministri Peleshin, Ballën dhe krerët e komisioneve parlamentare

Kjo e mërkurë ka rezultuar në një ditë të ngarkuar me kryeministrin Edi Rama. Pas konferencës me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, Rama ka mbledhur në Kryeministri kreun e Kuvendit, Niko Peleshi, kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, si dhe krerët e komisioneve parlamentare të Partisë Socialiste.

Nuk dihen ende arsyet e këtij takimi të papritur të thirrur nga Rama, por duhet thënë se vjen pas zhvillimeve në kampin socialist, ku zv.kryeministrja, Belinda Ballku është marrë e pandehur nga SPAK lidhur me tenderin e tunelit të Llogarasë.

Përveç Ballukut, të pandehur janë marrë edhe 5 vartës së saj, mes tyre ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi dhe kreu aktual i ARRSH-së, Gentjan Gjyli. Për çështjen e Ballukut nuk ka patur ende një reagim nga kryeministri Edi Rama, apo socialistët e tjerë, të cilët kanë thënë se nuk komentojnë çështjet e drejtësisë.  

Takimi vjen një ditë para zhvillimit të seancës plenare, ndërsa nuk dihet se çfarë porosish do t’u japë Rama.

The post Çfarë do diskutojnë? Rama thërret në Kryeministri Peleshin, Ballën dhe krerët e komisioneve parlamentare appeared first on Ditar.al.