Çfarë tha G Bani pasi u përjashtu nga BB VIP?

Pas përjashtimit nga Big Brother VIP me zarf të zi, G-Bani ka folur për herë të parë në një intervistë për Fan Club, duke komentuar situatën që çoi në largimin e tij nga shtëpia. Ai u përjashtua pas një përplasjeje fizike me Gjestin, ku e goditi me shuplakë, ndërsa tani thotë se ka vepruar në […]

Çfarë tha G Bani pasi u përjashtu nga BB VIP?

Pas përjashtimit nga Big Brother VIP me zarf të zi, G-Bani ka folur për herë të parë në një intervistë për Fan Club, duke komentuar situatën që çoi në largimin e tij nga shtëpia.

Ai u përjashtua pas një përplasjeje fizike me Gjestin, ku e goditi me shuplakë, ndërsa tani thotë se ka vepruar në një moment tensioni dhe se nuk ndjen asnjë emocion të veçantë për vendimin e produksionit.

“Nuk kam asnjë emocion. Ende jam në fazë të kuptimit të asaj që ndodhi. Gjesti më preku pak dhe unë e preka pak. Nëse unë do dënohem sepse dikush që më preku pa asnjë të drejtë, u shty nga unë, le të më dënojnë, nuk është hera e parë që imazhi im preket dhe dëmtohet. Do të më marrë malli për dikë,” tha ai.

G-Bani shtoi gjithashtu se do t’i mungojnë disa nga banorët e shtëpisë, por nuk dha më shumë detaje për ndonjë keqardhje ose reflektim mbi sjelljen e tij.