“Çojmë trupa në Ukrainë”, Starmer: Britania, rol udhëheqës për sigurinë pas përfundimit të luftës
Teksa Shtetet e Bashkuara thonë se barrën për ruajtjen e paqes në Ukrainë duhet ta mbajë Europa, kryeministri britanik Keir Starmer u bë i pari lider perëndimor që deklaroi se Londra zyrtare do të ishte e gatshme të vendoste trupat e saj ushtarak në Ukrainë në formën e garancisë së sigurisë nëse lufta në Europën [...]Read More...

Teksa Shtetet e Bashkuara thonë se barrën për ruajtjen e paqes në Ukrainë duhet ta mbajë Europa, kryeministri britanik Keir Starmer u bë i pari lider perëndimor që deklaroi se Londra zyrtare do të ishte e gatshme të vendoste trupat e saj ushtarak në Ukrainë në formën e garancisë së sigurisë nëse lufta në Europën Lindore ndalet.
Në një prononcim për The Telegraph, kryetari i qeverisë britanike deklaroi se një hap I tillë nuk do të ishte i lehtë për vendin e tij, megjithatë ai shtoi diçka e tillë duhet bërë.
Starmer deklaroi se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të ruaj një rol udhëheqës në mbrojtjen dhe sigurinë e Ukrainës duke u bërë kështu kryeministri i parë britanik që nga vitit 2022 që ka pranuar të dërgojë ushtarët e vendit të tij për ruajtjen e sigurisë së Ukrainës.
Deklarata e kreut te qeverise britanike vijne ndersa pasditen e kesaj te hene ne Paris pritet te mbahet samiti informal i vendeve europiane mbi Ukrainën.
Udhëheqësit perëndimor do të synojnë të hartojnë një strategji e cila do të shërbejë si përgjigje ndaj shtytjes së Presidentit Amerikan Donald Trump I cili synon të arrijë një marrëveshje me Rusinë për ti dhënë fund luftës në Ukrainë.
Përgjatë fundjavës i dërguari i Trump për Ukrainën Keith Kallog deklaroi se Europa nuk do te ketë asnjë vend në tryezën e Bisedimeve të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës. Washingtoni dërgoi gjithashu një pyetesor në ambasadat e tyre në Europë për të pyetur perëndimin se kush janë garancitë e sigurisë që ata mund të ofrojnë për Ukrainën.
Kjo qasje përjashtuese e Shteteve të Bashkuara është kundërshtuar ashpër nga Unioni 27 anëtarësh I cili ka deklaruar se nuk mund te kete marreveshje per Ukrainen prapa shpines se Bashkimit Europian./abcnews.al