Danimarka rrit moshën e daljes në pension në 70 vjet, më e larta në Evropë
Ligjvënësit në Danimarkë kanë rritur në 70 vjet moshën e pensionit, mosha më e lartë e pensionit në Evropë. Parlamentarët miratuan një projektligj që mandaton rritjen, me 81 vota pro dhe 21 kundër, teksa ligji i ri do të zbatohet për personat e lindur pas 31 dhjetorit 1970, shkruan CNN. Mosha aktuale e daljes në […] The post Danimarka rrit moshën e daljes në pension në 70 vjet, më e larta në Evropë appeared first on Albinfo.

Ligjvënësit në Danimarkë kanë rritur në 70 vjet moshën e pensionit, mosha më e lartë e pensionit në Evropë.
Parlamentarët miratuan një projektligj që mandaton rritjen, me 81 vota pro dhe 21 kundër, teksa ligji i ri do të zbatohet për personat e lindur pas 31 dhjetorit 1970, shkruan CNN.
Mosha aktuale e daljes në pension është mesatarisht 67 vjeç, por ajo mund të shkojë deri në 69 për ata që kanë lindur më 1 janar 1967 ose më vonë, transmeton albinfo.ch.
“Rritja është e nevojshme për të qenë në gjendje të përballojmë mirëqenien e duhur për brezat e ardhshëm,” tha ministrja e Punësimit, Ane Halsboe-Jorgensen.
Danimarka është vendi i parë evropian që vendos moshën e saj kombëtare të pensionit përtej të 60-tave, veprim që do ta bëjë atë një nga më të lartat në botë, në të njëjtin nivel me Libinë.
The post Danimarka rrit moshën e daljes në pension në 70 vjet, më e larta në Evropë appeared first on Albinfo.