Debatet për zgjedhjen e kreut të Grupit Parlamentar të PD, Klotilda Bushka: Nuk mund të presin të hyjmë ne dhe ta zgjidhim
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka folur për debatet lidhur me zgjedhjen e kreut të Grupit Parlamentar të PD. E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ajo tha se mosmarrëveshjet duhet të rregullohen brenda partisë dhe se opozita nuk duhet të presë që të hyjë mazhoranca dhe të zgjidhë çështjet e tyre. […] The post Debatet për zgjedhjen e kreut të Grupit Parlamentar të PD, Klotilda Bushka: Nuk mund të presin të hyjmë ne dhe ta zgjidhim appeared first on Newsbomb Albania.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka folur për debatet lidhur me zgjedhjen e kreut të Grupit Parlamentar të PD.
E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ajo tha se mosmarrëveshjet duhet të rregullohen brenda partisë dhe se opozita nuk duhet të presë që të hyjë mazhoranca dhe të zgjidhë çështjet e tyre.
“Për çështjet e brendshme të PD-së janë tërësisht të brendshme. Proceduralisht Kuvendi punon me rregulloren e vetë.
Situata me deputetët e PD-së është pak sfiduese, e paprecedentë dhe kaotike. Si rregull duhet ta zgjidhnin vetë pasi kanë rregulloren e grupit. Nuk mund të presin të hyjmë ne dhe të zgjidhim çështjet e tyre.
Gjithë kaosi ndikon në punën në Kuvend. Parlamenti s’ka ndonjë kompetencë për zgjidhjen e konfliktin. Kryetarja e Kuvendit tha se mund të kërkojë opinionin, por sërish mbeten opinione dhe jo vendime.” tha Klotilda Bushka.
The post Debatet për zgjedhjen e kreut të Grupit Parlamentar të PD, Klotilda Bushka: Nuk mund të presin të hyjmë ne dhe ta zgjidhim appeared first on Newsbomb Albania.