Ina Zhupa pas seancës për Butrintin: KLSH ndryshoi qëndrim pas kërcënimit

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, pas orëve të gjata në Gjykatën Kushtetuese ku dhe u mbajt seanca e tretë për Butrintit u shpreh për mediat se Kontrolli i Lartë i Shtetit ndryshoi qëndrimin, ndërsa Avokati i Popullit mbajti po të njëjta parashtrime si dhe në fillim. E zhgënjyer Zhupa tha se KLSH ka ndryshuar […] The post Ina Zhupa pas seancës për Butrintin: KLSH ndryshoi qëndrim pas kërcënimit appeared first on Newsbomb Albania.

Ina Zhupa pas seancës për Butrintin: KLSH ndryshoi qëndrim pas kërcënimit

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, pas orëve të gjata në Gjykatën Kushtetuese ku dhe u mbajt seanca e tretë për Butrintit u shpreh për mediat se Kontrolli i Lartë i Shtetit ndryshoi qëndrimin, ndërsa Avokati i Popullit mbajti po të njëjta parashtrime si dhe në fillim.

E zhgënjyer Zhupa tha se KLSH ka ndryshuar qëndrimin si pasojë e presioneve dhe një komunikimi me Elva Margaritin. Gjatë fjalës së saj deputetja thesoi se Butrinti do të vazhdojë dhe se kjo çështje do të fitohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Avokati i Popullit i qëndroi qëndrimit të vetë dhe nuk i ndryshoi parashtrimet e tij. Jam e zhgënjyer dhe dua të di presionet që janë ndërmarrë ndaj KLSH që ka humbur sot çdo besim si organ i pavarur nga qeveria. Pa ndryshuar asnjë gërmë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ndryshoi qëndrim sepse kështu ka folur me Elva Margaritin.

Ky ishte thjesht një kërcënim dhe rrugë jo ligjore për të ndryshuar qëndrimin e KLSH-së. Gjykimi do të vazhdojë, kemi afat deri në 8 tetor. Butrinti do të fitojë dhe Gjykata Kushtetuese do jetë deri në fund para provave dhe fakteve sesi është rrezikuar trashëgimia jonë kombëtare me këtë koncesion famëkeq në Butrint”, u shpreh ajo.

LEXO EDHE: Seanca për Butrintin në Kushtetuese, Zhupa: Na thanë se i kanë humbur email-et me UNESCO-n

The post Ina Zhupa pas seancës për Butrintin: KLSH ndryshoi qëndrim pas kërcënimit appeared first on Newsbomb Albania.