Dedaj: Kallas i ka listuar gabimet e dialogut, ky reflektim shkon në dobi të serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginë

Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, për FrontOnline ka folur pas deklaratës së fundit të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila theksoi se do të rishikonte gabimet e negociatave të kaluara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. ‘’Mendoj se Zonja Kaja Kallas tashmë i ka listuar gabimet e negociatave shterpe dhe të stërzgjatura mes

Dedaj: Kallas i ka listuar gabimet e dialogut, ky reflektim shkon në dobi të serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginë


Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, për FrontOnline ka folur pas deklaratës së fundit të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila theksoi se do të rishikonte gabimet e negociatave të kaluara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

‘’Mendoj se Zonja Kaja Kallas tashmë i ka listuar gabimet e negociatave shterpe dhe të stërzgjatura mes Kosovës dhe Serbisë si dy vende fqinje’’ thotë ai.

Dedaj ka vlerësuar se ky dialog ka qenë i “shterpë dhe i gjatë” dhe se ka prodhuar “vetëm tensione, situata konfliktuoze dhe ndasi më të mëdha” ndërmjet dy shteteve të pavarura.

‘’Ky dialog ka prodhuar vetëm tensione, situata konfliktuoze dhe ndasi edhe më të mëdha ndërmjet dy popujve dhe dy vendeve të pavarura, të cilat kanë nevojë për stabilitet, bashkëpunim ndërshtetërorë dhe njohje të realiteteve të reja dhe përfundimisht edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe e Serbisë nga Kosova, duke hapur nje kapitull të ri ndershtetëror dhe krijimin e nje klime të re ne rajon dhe në Ballkanin Perëndimor’’ ka thënë ai.

Dedaj gjithashtu ka nënvizuar se ky reflektim është i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës për “komunitetin serb që jeton në Republikën e Kosovës dhe atij shqiptar në Republikën e Serbisë,” duke e cilësuar atë si një “nevojë urgjente” për të dyja palët.

‘’Ky refkektim ështē imediat edhe në dobi të komunitetot serb qe jeton në Republiken e Kosovës dhe atij shqiptar në Republiken e Serbisë. Agjemda e BE dhe e Zonjes Kaja Kallas duhet të ndryshoj në qasje,përmbajtje dhe në dinamikë,padyshim duke e përfshirë edhe Administraten Amerikane drejtperdrejt nè permbylljen dhe finalen e ketij dialogu,i cili do të hapte perspektiven e integrimeve Euroatlantikrle dhe rë antsresmit të Kosoves dhe Serbisë në NATO dhe BE’’ ka përfunduar Dedaj.