Deklarata e Trumpit, Hoxhaj: Shenjë se mund të jemi temë në agjendën e politikës së jashtme amerikane
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka komentuar deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump se do t’i kthehet çështjes Kosovë-Serbi. Hoxhaj tha se kjo deklaratë e presidentit të ShBA-së tregon që jemi në vëmendje të Trumpit dhe është një shenjë paralajmëruese se shpejt mund të jemi në agjendën e politikës së jashtme amerikane.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka komentuar deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump se do t’i kthehet çështjes Kosovë-Serbi.
Hoxhaj tha se kjo deklaratë e presidentit të ShBA-së tregon që jemi në vëmendje të Trumpit dhe është një shenjë paralajmëruese se shpejt mund të jemi në agjendën e politikës së jashtme amerikane.
“Kjo deklaratë e presidentit Trump as nuk duhet të mbiinterpretohet dhe as nënvlerësohet, ndonëse është thënë duke krahasuar marrëdhëniet Kosovë-Serbi me rastet e tjera në botë. Tregon që jemi në vëmendje të Trumpit dhe është një shenjë paralajmëruese se mund të jemi herët apo vonë, temë në agjendën e politikës së jashtme amerikane”, u shpreh Hoxhaj./KK