Deliu pas propozimit të Konjufcës si mandatari i ri: Lojë për të fituar kohë, zgjedhjet janë zgjidhja
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar pas propozimit të Glauk Konjufcës nga Lëvizja Vetëvendosje si mandatari i ri për formimin e Qeverisë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Deliu ka theksuar se propozimi i një mandatari pa shumicë është, sipas saj, vetëm një përpjekje për të fituar kohë pas […] The post Deliu pas propozimit të Konjufcës si mandatari i ri: Lojë për të fituar kohë, zgjedhjet janë zgjidhja appeared first on ATV.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar pas propozimit të Glauk Konjufcës nga Lëvizja Vetëvendosje si mandatari i ri për formimin e Qeverisë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Deliu ka theksuar se propozimi i një mandatari pa shumicë është, sipas saj, vetëm një përpjekje për të fituar kohë pas muajsh dështimi të qeverisjes.
“Mandatari i ri pa shumicë është thjesht një lojë për të fituar kohë. 9 muaj dështim nuk mund të mbulohet me taktika politike. Zgjedhjet janë zgjidhja”, ka shkruar ajo.
Reagimi i Deliut vjen në një kohë kur skena politike në vend është tensionuar pas vendimit të Vetëvendosjes për të propozuar kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, si kandidat për kryeministër.
The post Deliu pas propozimit të Konjufcës si mandatari i ri: Lojë për të fituar kohë, zgjedhjet janë zgjidhja appeared first on ATV.
