Deri tani janë regjistruar 60.796 mijë mërgimtarë për të votuar në Zgjedhjet e Shqipërisë

Referuar të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot deri në orën 17.00 janë regjistruar gjithsej 60,796 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare e 11 majit 2025. Prej tyre 38,306 (63.0% ) janë meshkuj dhe 22,490 (37.0%) janë femra, kryesisht të moshave nga 26 në 45 vjeç. Nga […] The post Deri tani janë regjistruar 60.796 mijë mërgimtarë për të votuar në Zgjedhjet e Shqipërisë appeared first on Albinfo.

Deri tani janë regjistruar 60.796 mijë mërgimtarë për të votuar në Zgjedhjet e Shqipërisë

Referuar të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot deri në orën 17.00 janë regjistruar gjithsej 60,796 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare e 11 majit 2025.

Prej tyre 38,306 (63.0% ) janë meshkuj dhe 22,490 (37.0%) janë femra, kryesisht të moshave nga 26 në 45 vjeç. Nga këto kërkesa janë miratuar deri tani 36,782.

Shqiptarët e Italisë kryesojnë në regjistrime me 20,694, ndjekur nga Gregjia me 15,547, Gjermania me 8,194 dhe SHBA me 5,174 të regjistruar.

KQZ vijon të inkurajojë të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të ardhshme. Regjistrimi mund të bëhet përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) në faqen zyrtare të KQZ-së.

The post Deri tani janë regjistruar 60.796 mijë mërgimtarë për të votuar në Zgjedhjet e Shqipërisë appeared first on Albinfo.