Detaje se si ndodhi rasti tragjik në Bresje të Fushë Kosovës, që humbi jetën një 77 vjeçar

Mesditën e së mërkurës hyri në këtë objekt në ndërtim e sipër në Bresje të Fushë Kosovës. Por, vizita këtu doli të jetë tragjike për të moshuarin S.TH. Kjo meqë, ai dyshohet të ketë rënë nga një lartësi 3 metërshe. 77 vjeçari, pretendohet se nuk ishte punëtorë i punishtes, por kishte shkuar aty se bashku

Detaje se si ndodhi rasti tragjik në Bresje të Fushë Kosovës, që humbi jetën një 77 vjeçar
Detaje se si ndodhi rasti tragjik në Bresje të Fushë Kosovës, që humbi jetën një 77 vjeçar

Detaje se si ndodhi rasti tragjik në Bresje të Fushë Kosovës, që humbi jetën një 77 vjeçar

Mesditën e së mërkurës hyri në këtë objekt në ndërtim e sipër në Bresje të Fushë Kosovës. Por, vizita këtu doli të jetë tragjike për të moshuarin S.TH. Kjo meqë, ai dyshohet të ketë rënë nga një lartësi 3 metërshe.

77 vjeçari, pretendohet se nuk ishte punëtorë i punishtes, por kishte shkuar aty se bashku me një familjar, i cili dyshohet se ishte nën-kontraktorë në atë vend ndërtimi.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se rasti është iniciuar si “ Hetim mbi Vdekje”.

“Rasti ka ndodhur në rrugën Agron Rrahmani, ku ka humbur jetën viktima mashkull, 77 vjeç. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë”, kanë njoftuar nga policia e Kosovës.

E përveç policisë në këtë ngjarje kishte intervenuar edhe ekipi i zjarrfikësve të Prishtinës.

“Ne Ora 13:47 e kemi pranuar informatë. Për një person qe ka renë ne një puset ne objekt ne ndërtim e sipër. Ne aty i kemi gjetur njësitin e policisë patrullën dhe hetuesit si dhe ndihmën e pare. Ekipet tona kanë nxjerre nga puseta dhe e kanë dorëzuar te IML ( mjekësia ligjore )”, ka thënë Gashi.

Ekipi i mediave gjatë vëzhgimit të situatës ka vërejtur që rreth kësaj punishteje janë të vendosura masat mbrojtëse. Pikërisht këto masa vlerësohet që janë esenciale për mbrojtjen e individëve në momentin që kryhen ndërtime të objekteve.

“Nëse një punishte nuk është e rrethuar mundet të hyjë dikush i paautorizuar dhe që nuk e njeh terrenin. Gjithashtu edhe brenda punishtes duhet të me pas masa mbrojtëse, për shembull është obligative përdorimi i skeleve të jashtme, gjithashtu edhe te gropat e lifteve duhet me pas mbyllje siguri sepse pavarësisht se edhe nëse je duke punuar dhe e njeh terrenin mund të ketë pasoja fatale”, është shprehur inxhinieri, Arsim Rapuca.

Mediat kanë tentuar të kontaktojë edhe me kompaninë në fjalë që merret me ndërtimin e këtij objekti në lidhje me këtë rast, por deri në publikimin e kronikës nuk ka marrë përgjigje. Po ashtu mediat kanë tentuar të marrin një qëndrim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, por as kjo e fundit nuk ka kthyer përgjigje./Tëvë1