Dhimbjet e barkut gjatë shtatzënisë: Kur janë normale

Dhimbjet dhe ngërçet në bark janë një fenomen i zakonshëm gjatë shtatzënisë dhe, për shumicën e grave, nuk paraqesin rrezik. Ndryshimet hormonale dhe rritja e mitrës shkaktojnë tension në ligamentet që mbështesin barkun, duke sjellë ndjesi të shtrënguara ose dhimbje të lehta. Ngërçet mund të shkaktohen gjithashtu nga gazrat, kapsllëku, dehidratimi ose mungesa e mineraleve […] The post Dhimbjet e barkut gjatë shtatzënisë: Kur janë normale appeared first on Konica.al.

Dhimbjet e barkut gjatë shtatzënisë: Kur janë normale

Dhimbjet dhe ngërçet në bark janë një fenomen i zakonshëm gjatë shtatzënisë dhe, për shumicën e grave, nuk paraqesin rrezik. Ndryshimet hormonale dhe rritja e mitrës shkaktojnë tension në ligamentet që mbështesin barkun, duke sjellë ndjesi të shtrënguara ose dhimbje të lehta. Ngërçet mund të shkaktohen gjithashtu nga gazrat, kapsllëku, dehidratimi ose mungesa e mineraleve si magnezi dhe vitamina B6.

Për dhimbje të lehta, specialistët këshillojnë hidratim të rregullt, aktivitet fizik të butë si ecja ose joga para lindjes, banjë ose kompresë të ngrohtë dhe një dietë të pasur me magnez. Në raste të veçanta, suplementet ushqimore si Aleract, që përmban magnez, vitaminë B6 dhe acid alfa-lipoik, mund të ndihmojnë, por vetëm me miratimin e gjinekologut.

Ekspertët paralajmërojnë se dhimbja e fortë, e vazhdueshme, shoqëruar me gjakderdhje, marramendje, të përziera ose ulje të lëvizjeve të foshnjës, kërkon menjëherë vëmendje mjekësore. Kujdesi i hershëm ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të nënës dhe foshnjës. Në shumicën e rasteve, megjithatë, dhimbjet janë të padëmshme dhe një shenjë se trupi po përshtatet me rritjen e foshnjës.

The post Dhimbjet e barkut gjatë shtatzënisë: Kur janë normale appeared first on Konica.al.