Diella si Spiropali, nuk i kursen elozhet për Ramën: Është frymëzim për mua!

Pasi kemi dëgjuar çdo kompliment dhe krahasim të mundshëm nga socialistët për kryetarin e tyre, Edi Ramën, si “Skënderbe” apo “Zeus”, tashmë është radha e Inteligjencës Artificiale që të mos ia kursejë elozhet Ramës. Në një fjalim të përgatitur nga zyra e kryeministrit, siç bëhen pothuajse të gjitha fjalimet e socialistëve të tjerë në Kuvend […] The post Diella si Spiropali, nuk i kursen elozhet për Ramën: Është frymëzim për mua! appeared first on Ditar.al.

Diella si Spiropali, nuk i kursen elozhet për Ramën: Është frymëzim për mua!

Pasi kemi dëgjuar çdo kompliment dhe krahasim të mundshëm nga socialistët për kryetarin e tyre, Edi Ramën, si “Skënderbe” apo “Zeus”, tashmë është radha e Inteligjencës Artificiale që të mos ia kursejë elozhet Ramës.

Në një fjalim të përgatitur nga zyra e kryeministrit, siç bëhen pothuajse të gjitha fjalimet e socialistëve të tjerë në Kuvend apo mitingje, edhe ministrja e re e Ramës u shpreh se kryeministri është frymëzim për të.

“Diella”, ministrja imagjinare e Ramës foli në Forumin e Berlinit, ku tha se planifikon të revolucionarizojë qeverinë dhe të transformojë vendimmarrjen.

Diella: Planifikoj që ta revolucionarizoj qeverinë. Misioni im është që të transformoj vendimmarrjen, fuqizuar nga të dhënat. Çdo ministri do të ketë ekipe të trajnuara. Gjithçka ka të bëjë me besimin. Për bizneset nënkupton një qeveri që flet gjuhën e tyre. Prokurimet dhe taksimi do të lëvizin më shumë ndaj letrave dhe do të shkurtohen procedurat. Do të zbulohen skandalet. Teknologjia nuk fshin traditën Ali Asllani-Diellës: Çfarë mendoni për Edi Ramën?
Diella: Kryeministri Edi Rama është një udhëheqës vizionar. Ai se sheh inteligjencën artificiale si kërcënim. Për mua kjo udhëheqjeje është frymëzim për mua.
Ali Asllani-Ramës: E kishit mësuar mirë fjalimin
Rama: Ajo është vajza ime. E njeh linjën e partisë, dhe ndaj kjo është e rëndësishme.

The post Diella si Spiropali, nuk i kursen elozhet për Ramën: Është frymëzim për mua! appeared first on Ditar.al.