Kapri: Absurde! Ministrja shkon në Bruksel të flasë për anti-korrupsionin, por shefja e saj ka akuzë për korrupsion
Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri mbajti fjalën e tij, pas raportimit të ministres të Shtetit për Administratën Publike dhe Anti-korrupsionin, Adea Pirdeni, duke renditur edhe disa fakte të rëndësishme, të bëra publike në progres-raportin e BE për vendin tonë. Fillimisht, Kapri u ndal te deklarata e kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili në […] The post Kapri: Absurde! Ministrja shkon në Bruksel të flasë për anti-korrupsionin, por shefja e saj ka akuzë për korrupsion appeared first on Ditar.al.
Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri mbajti fjalën e tij, pas raportimit të ministres të Shtetit për Administratën Publike dhe Anti-korrupsionin, Adea Pirdeni, duke renditur edhe disa fakte të rëndësishme, të bëra publike në progres-raportin e BE për vendin tonë.
Fillimisht, Kapri u ndal te deklarata e kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili në një interviste televizive deklaroi se nga qeveria nuk ka patur referime për çështje korrupsioni.
“Zero referime nga qeveria për cështje korrupsioni, as nga tatimet, as nga dogana, as nga drejtoria e anti-korrupsionit”- u shpreh Kapri gjatë fjalës së tij, duke u ndalur më pas te të dhënat e progres raprotit, ku evidentohej se 86% e shqiptarëve e konsiderojnë korrupsionin të përhapur.
Absurd e konsideroi faktin që Pirdeni raporton në Bruksel për reformat e bëra nga qeveria, në një kohë kur shefja e saj, duke ju referuar zv.kryeministres Belinda Balluku, është e akuzuar për korrupsion.
“Kreu i SPAK Altin Dumani përveç se konfirmoi se ishte kërcënuar tha se 0 referime nga qeveria për cështje korrupsioni, as nga tatimet, as nga dogana, as nga drejtoria e anti-korrupsion e kryeministrit.
Dhe që korrupsion është sfida më e madhe e këtij vendi nuk ka pikë dyshimi. Mjafton të shohim se cfarë thotë progres raporti ku thotë sipas eurobarometrit të posaçëm 86% e shqiptarëve e konsiderojnë korrupsionin të përhapur, dhe 42% e tyre ndihen personalisht të prekur. 85% e bizneseve pranojnë se ka një korrupsion të hapur. Këtë thotë raporti.
Korrupsion të përhapur.
Imagjinoni absurdin tjetër kryetar, që zonja ministre për anti-korrupsionin shkon në Bruksel të raportoj për reformat. Nuk e di për çfarë do raportoj se i vetmi sukses flitet për Prokurorinë Speciale që ka futur në burg të korruptuarit e kësaj qeverie.
Nuk e di si mund të shkoj në Bruksel zonja ministre dhe të flasë për anti-korrupsionin kur shefja e saj sot, nënkryeministrja ka akuzë për korrupsion. Imagjinoni absurdin.
Si mundet tu shpjegoj miqve tanë të Brukselit që ne po luftojmë korrupsionin, por shefja ime ka akuzë për korrupsion. Dhe bëjmë sikur nuk dimë gje, dhe nuk vjen as në Parlament madje, as të sqaroj se çfarë po ndodh, të marr guximin të jap dorëheqjen ajo dhe shefi i saj, Edi Rama”- u shpreh Kapri.
The post Kapri: Absurde! Ministrja shkon në Bruksel të flasë për anti-korrupsionin, por shefja e saj ka akuzë për korrupsion appeared first on Ditar.al.
