Dimitrievski: Kam fituar aq vota sa të gjashtë kandidatët e tjerë së bashku
Nuk ka rëndësi se me kë garojmë në raundin e dytë, ZNAM do të fitojë. Kështu deklaroi sonte kandidati për kryetar komune të Kumanovës, Maksim Dimitrievski nga ZNAM, transmeton Portalb.mk. “Falënderoj partnerët tanë nga VMRO-DPMNE për mbështetjen e tyre, ne jemi shumicë, ndërsa VMRO-DPMNE është e dyta në Këshill, dhe kjo do të thotë se […]


Nuk ka rëndësi se me kë garojmë në raundin e dytë, ZNAM do të fitojë. Kështu deklaroi sonte kandidati për kryetar komune të Kumanovës, Maksim Dimitrievski nga ZNAM, transmeton Portalb.mk.
“Falënderoj partnerët tanë nga VMRO-DPMNE për mbështetjen e tyre, ne jemi shumicë, ndërsa VMRO-DPMNE është e dyta në Këshill, dhe kjo do të thotë se komuna do të funksionojë pa probleme”, tha Dimitrievski.
Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE iu bashkua atmosferës festive në sheshin në Kumanovë pas konferencës për shtyp të Dimitrievskit.
Në Kumanovë, mbështetësit e kandidatit për kryetar komune, Maksim Dimitrievski nga ZNAM, festuan me muzikë fitoren e tyre në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.