Diplomatët e SHBA-së dhe Rusisë takohen në Turqi për të diskutuar për misionet diplomatike
Diplomatët nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia takohen më 27 shkurt në Stamboll për të diskutuar lidhur me mosmarrëveshjet që kanë sa i përket misioneve përkatëse diplomatike, teksa dy palët po vazhdojnë dialogun dypalësh që po shihet si thelbësor për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Delegacionet e udhëhequra nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco [...]Read More...

Diplomatët nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia takohen më 27 shkurt në Stamboll për të diskutuar lidhur me mosmarrëveshjet që kanë sa i përket misioneve përkatëse diplomatike, teksa dy palët po vazhdojnë dialogun dypalësh që po shihet si thelbësor për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Delegacionet e udhëhequra nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u pajtuan javën e kaluar në Arabinë Saudite që të nisin diskutimet për misionet diplomatike.
Bisedimet u mbajtën pasi presidenti Donald Trump, ndryshoi politikën amerikane për izolimin e Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe në vend të kësaj e përqendroi politikën në rivendosjen e raporteve dhe lëvizjen drejt përfundimit të shpejt të luftës. Bisedimet dypalëshe në Riad ngritën shqetësime se SHBA-ja mund të negociojë një marrëveshje të pafavorshme për Ukrainën dhe Evropën.