Ditë me shi sot, në disa pjesë të vendit reshje më intensive

Reshje të shiut përfshinë vendin ditën e premtë, që herë herë lokalisht mund të jenë pak më intenzive. Krejt lartë zonave malore parashihen mundësi edhe për reshje dëbore. Temperaturat minimale zbresin në 5C e 8C, derisa ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 9C e 11C. Frynë erë verilindore 4-6m/s. Reshjet pritet të vazhdojnë deri

Ditë me shi sot, në disa pjesë të vendit reshje më intensive
Ditë me shi sot, në disa pjesë të vendit reshje më intensive

Ditë me shi sot, në disa pjesë të vendit reshje më intensive

Reshje të shiut përfshinë vendin ditën e premtë, që herë herë lokalisht mund të jenë pak më intenzive.

Krejt lartë zonave malore parashihen mundësi edhe për reshje dëbore. Temperaturat minimale zbresin në 5C e 8C, derisa ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 9C e 11C. Frynë erë verilindore 4-6m/s.

Reshjet pritet të vazhdojnë deri orëve të para të ditës së shtunë. Më pas mbetet mot kryesisht i vranët, e ndonjë rigë shiu mund të shfaqet edhe ditën e diel. Temperaturat pësojnë rënie deri në 7C, maksimalet, e minimalet në 3C. Nga dita e hënë, vransirat fillojnë të shpërndahen, e të martën parashihet mot kryesisht me diell, megjithëse mjegulla që formohet orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mund të mbetet më gjatë.

Temperaturat shënojnë rritje deri në 10C e 11C, ndonëse në pjesë ku mjegulla qëndron më gjatë, vlerat mund të jenë më të ulëta për 4C e 5C. Era frynë kryesisht nga veriu e verilindja, e lehtë dhe mesatare 3-7m/s.