Pas europianëve, Rama mbledh Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste

Pas Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri Rama iu është kthyer çështjeve brenda Partisë Socialiste. Në Kryesinë e Kuvendit sot u bë mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, ku Rama diskutoi me deputetët çështjet me interes të socialistëve. Ai foli për angazhimin e deputetëve, të cilëve iu tha se duhet të jenë më aktivë në […] The post Pas europianëve, Rama mbledh Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste appeared first on Ditar.al.

Pas europianëve, Rama mbledh Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste

Pas Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri Rama iu është kthyer çështjeve brenda Partisë Socialiste.

Në Kryesinë e Kuvendit sot u bë mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, ku Rama diskutoi me deputetët çështjet me interes të socialistëve. Ai foli për angazhimin e deputetëve, të cilëve iu tha se duhet të jenë më aktivë në Kuvend dhe në terren.

Gjithashtu theksi u vendos te bashkëpunimi mes qeverisë dhe grupit parlamentar për mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe seancave plenare. Kreu i qeverisë kërkoi nga deputetët e mazhorancës që të angazhohen në diskutimin në Parlament të projektbuxhetit.

Në fillim të nëntorit pritet që Partia Socialiste të mbledhë Kongresin e jashtëzakonshëm, ku Rama pritet të marrë edhe disa vendime të rëndësishme.

The post Pas europianëve, Rama mbledh Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste appeared first on Ditar.al.