Djegia e autobusit nga Kosova në Gjermani, pa pasoja në njerëz
Autobusi nga Kosova merr flakë në Dortmund, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga gabimi i serviserit The post Djegia e autobusit nga Kosova në Gjermani, pa pasoja në njerëz appeared first on Albinfo.

Një incident është shënuar në Gjermani, ku një autobus i një kompanie nga Kosova ka marrë flakë, por pa pasoja në njerëz, përcjell albinfo.ch.
Në një deklarartë për mediat e Kosovës, pronari i kompanisë, ka bërë të ditur se autobusi nuk ka pasur udhëtarë dhe se ishte në kthim nga një servis në qytetin Dortmund, ku ishte dërguar për një rregullim teknik.
“Autobusi ka marrë flak në Gjermani ka qenë në një servis të autobusit, nuk ka pasë as udhëtar, as kurgjo, veç një shofer ka qenë. U kanë diçka në servis diçka për rrymë, vetëm servisi e ka bë një gabim teknik, ku duke u kthyer nga servisi, 10 km larg e ka kapur flaka autobusin.”, tha pronari i kompanisë “Pranvera Travel.
Ai shtoi se përgjegjësia për djegien bie mbi servisin ku ishte riparuar autobusi dhe se kompania ka nisur procedurat ligjore kundër tyre.
The post Djegia e autobusit nga Kosova në Gjermani, pa pasoja në njerëz appeared first on Albinfo.