“Do të ketë reduktim të punëtorëve”, avokati tregon pasojat e shtrenjtimit të rrymës për një biznes
Avokati Ardian Bajraktari ka treguar për efektet që do t`i ketë vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Duke përmendur një shembull konkret, ai ka bërë me dije se një kompanie ngritja e çmimit të energjisë do t`i kushtojë 34 mijë e 574 euro më shumë. Në profilin e tij në “Facebook”, Bajraktari ka

Avokati Ardian Bajraktari ka treguar për efektet që do t`i ketë vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Duke përmendur një shembull konkret, ai ka bërë me dije se një kompanie ngritja e çmimit të energjisë do t`i kushtojë 34 mijë e 574 euro më shumë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Bajraktari ka shkruar se ky veprim do t`i detyrojë bizneset që të reduktojnë numrin e punëtoreve.
“Vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, ka pasoja, ja një nga dëshmitë. Pikë referimi janë marrë pagesat e Kompanisë Mineral L.L.C për 12 muajt e vitit 2024, i është shtuar diferenca prej 16% për secilin muaj, del se kompania (nëse shpenzon/paguan) sikur gjatë vitit 2024, do të paguaj 34,574.04 euro më shumë, në vit. Kjo kompani është një nga subjektet e cila më ka autorizuar për t’u marrë me vendimin e ZRrE-së. Kjo shumë shtesë i shkakton probleme, andaj janë të detyruar ta rishikojnë intensitetin e punës, rrjedhimisht edhe reduktimin e stafit/punëtorëve. Këto janë dëme të mëdha dhe të pariparueshme”, ka shkruar Bajraktari.