Dy të arrestuar për vjedhjen e bizhuterive në Muzeun e Luvrit
Dy të dyshuar janë arrestuar lidhur me vjedhjen e bizhuterive të çmuara mbretërore nga muzeu i Luvrit në Paris, raportojnë mediat franceze. Zyra e Prokurorit të Parisit tha se njëri prej të dyshuarve ishte arrestuar ndërsa po përgatitej të udhëtonte nga aeroporti Charles de Gaulle. Sendet me vlerë prej 88 milionë eurosh u vodhën nga […]
Dy të dyshuar janë arrestuar lidhur me vjedhjen e bizhuterive të çmuara mbretërore nga muzeu i Luvrit në Paris, raportojnë mediat franceze.

Zyra e Prokurorit të Parisit tha se njëri prej të dyshuarve ishte arrestuar ndërsa po përgatitej të udhëtonte nga aeroporti Charles de Gaulle.
Sendet me vlerë prej 88 milionë eurosh u vodhën nga muzeu më i vizituar në botë të dielën e kaluar, kur katër hajdutë të armatosur me mjete elektrike hynë në ndërtesë në mes të ditës.
Ministrja franceze e Drejtësisë pranoi se protokollet e sigurisë “dështuan”, duke e lënë vendin me një “imazh të tmerrshëm”./BBC

