E-votimi në Zvicër: 20 vite testime, pjesëmarrje ende e ulët

Pavarësisht përpjekjeve për mbi 20 vite, votimi elektronik në Zvicër ende nuk ka gjetur përhapje të gjerë. Që nga viti 2000 janë zhvilluar qindra prova në nivele të ndryshme, por përdorimi mbetet modest. Pas një pauze për shkak të kritikave ndaj sistemeve të mëparshme, projekti u rifillua në vitin 2023 me një sistem të ri […] The post E-votimi në Zvicër: 20 vite testime, pjesëmarrje ende e ulët appeared first on Albinfo.

E-votimi në Zvicër: 20 vite testime, pjesëmarrje ende e ulët

Pavarësisht përpjekjeve për mbi 20 vite, votimi elektronik në Zvicër ende nuk ka gjetur përhapje të gjerë. Që nga viti 2000 janë zhvilluar qindra prova në nivele të ndryshme, por përdorimi mbetet modest.

Pas një pauze për shkak të kritikave ndaj sistemeve të mëparshme, projekti u rifillua në vitin 2023 me një sistem të ri nga Swiss Post. Aktualisht, disa kantone si St. Gallen, Graubünden, Basel-Stadt dhe Thurgau ofrojnë e-voting për një pjesë të kufizuar të votuesve – kryesisht ata që jetojnë jashtë Zvicrës.

Pjesëmarrja është ende e ulët: në St. Gallen, vetëm deri në 15% e të regjistruarve kanë provuar të votojnë elektronikisht. Autoritetet theksojnë se kërkohet kohë dhe besim për ta bërë e-voting një kanal të besueshëm, ashtu si votimi me postë dikur, transmeton albinfo.ch.

Ndërkohë, ka ende shqetësime për sigurinë dhe transparencën. Ekspertët e IT-së dhe mbrojtësit e privatësisë, si juristi Martin Steiger, paralajmërojnë se procesi nuk është lehtësisht i verifikueshëm dhe nuk duhet të bazohet vetëm në besim.

Zgjerimi i testimeve po vazhdon, por një zbatim i gjerë i e-votimit në Zvicër pritet të marrë edhe një dekadë tjetër.

The post E-votimi në Zvicër: 20 vite testime, pjesëmarrje ende e ulët appeared first on Albinfo.