Ekrem Hyseni i gatshëm të kandidojë përsëri me LDK-në për kryetar të Podujevës

Ekrem Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është i gatshëm që përsëri t’ia mësyjë garës për kryetar të Komunës së Podujevës. Hyseni ka thënë se nëse dega e partisë së tij e mendon se është i denjë përsëri për këtë garë, sigurisht se do të kandidojë. Hyseni ka thënë se ka vlerësim të jashtëzakonshëm

Ekrem Hyseni i gatshëm të kandidojë përsëri me LDK-në për kryetar të Podujevës

Ekrem Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është i gatshëm që përsëri t’ia mësyjë garës për kryetar të Komunës së Podujevës.

Hyseni ka thënë se nëse dega e partisë së tij e mendon se është i denjë përsëri për këtë garë, sigurisht se do të kandidojë.

Hyseni ka thënë se ka vlerësim të jashtëzakonshëm për mijëra votues që ja besuan udhëheqjen e komunës, qysh në zgjedhjet e fundit lokale.

“Javën e ardhshme kemi takimin e kryesisë, hapet gara zyrtarisht, përndryshe nuk I iki përgjegjësisë do të shohim disponimin e degës, por du me qenë besnik i një përkrahje që unë e vlerëësojë jashtëzakonisht shumë, me një koncentrim më të madh të votës, që i kam marrë 12 mijë e sa vota i ka marrë LDK, unë i kam marrë mbi 9 mijë vota personalisht. Poashtu jam ndër kandidatët më të votuar në Llap, me një diferencë shumë të vogël, po themë diferencën me votat e përgjithshshme dhe kjo do të thotë jashtëzakonisht shumë për mua. Nuk i iki përgjegjësive dhe ta shohim kur do të hapet gara e brendshme në javën e ardhshme. Nëse dega mendon se duhet të jem kandidat, unë do të jem kandidat”, ka thënë Hyseni për IndeksOnline.