Ekuadori zgjedh president të djathtë/ Oboa, kandidat konservator, në vendin më të prekur nga trafikantët

Daniel Noboa është rizgjedhur president i Ekuadorit. Noboa, një milioner i ri konservator fitoi me një diferencë të madhe, por kundërshtarja e tij u zotua të kërkonte një rinumërim për atë që ajo e përshkroi si mashtrim zgjedhor. Shifrat nga Këshilli Kombëtar Zgjedhor i Ekuadorit treguan se Noboa mori mbi 55.8% të votave, ndërsa avokatja [...]Read More...

Ekuadori zgjedh president të djathtë/ Oboa, kandidat konservator, në vendin më të prekur nga trafikantët

Daniel Noboa është rizgjedhur president i Ekuadorit. Noboa, një milioner i ri konservator fitoi me një diferencë të madhe, por kundërshtarja e tij u zotua të kërkonte një rinumërim për atë që ajo e përshkroi si mashtrim zgjedhor.

Shifrat nga Këshilli Kombëtar Zgjedhor i Ekuadorit treguan se Noboa mori mbi 55.8% të votave, ndërsa avokatja e majtë Luisa González fitoi 44%.

Fitorja i jep Noboas katër vjet për të përmbushur premtimet që bëri për herë të parë në vitin 2023, pavarësisht përvojës së tij të kufizuar politike.

Noboa, trashëgimtari i një pasurie të ndërtuar mbi tregtinë e bananeve, pritet të vazhdojë të zbatojë disa nga strategjitë e tij të luftimit të krimit pa ndalim, që një pjesë e elektoratit i konsideron tërheqëse, por që kanë testuar kufijtë e ligjeve dhe normave të qeverisjes.

Humbja e González shënon herën e tretë radhazi që partia e Rafael Correas, presidenti më me ndikim i vendit këtë shekull, nuk arriti të rikthehej në presidencë. Ajo u tha mbështetësve se fushata e saj nuk i njeh rezultatet, duke argumentuar ndër të tjera se sondazhet parazgjedhore e treguan atë përpara Noboas.

Dy kanbdidatët u përballën me njëri-tjetrin pasi morën më shumë vota në zgjedhjet e raundit të parë të shkurtit.

/ abcnews.al