“Elita 5” me tre koncerte në Austri
Grupi i mirënjohur i muzikës rok “Elita 5”, do të mbajë një turne muzikor në Austri. . Nën organizimin e Albanian Sundowner dhe Vilveta Bar, koncertet do të mbahen fillimisht më 29 maj në Graz, pastaj më 30 maj në Wels dhe më 31 maj në Vjenë, në njërën nga sallat më të njohura koncertale […] The post “Elita 5” me tre koncerte në Austri appeared first on Ora24.tv.

Grupi i mirënjohur i muzikës rok “Elita 5”, do të mbajë një turne muzikor në Austri. .
Nën organizimin e Albanian Sundowner dhe Vilveta Bar, koncertet do të mbahen fillimisht më 29 maj në Graz, pastaj më 30 maj në Wels dhe më 31 maj në Vjenë, në njërën nga sallat më të njohura koncertale të Vjenës, siç është Wiener Stadthalle, Halle E.
Organizatorët kanë bërë të ditur për albinfo.at se përgatitjet janë duke shkuar sipas planifikimit dhe interesimi i publikut shqiptar në Austri është jashtëzakonisht i madh.
Ndërkohë, edhe faqja zyrtare e Wiener Stadthalle në Vjenë tashmë e ka paralajmëruar këtë koncert, teksa bashkëngjitur me fotografinë e Elita 5 shkruan:
“Më 31 maj 2025, në orën 20:30, një nga grupet më legjendare të rokut në Ballkan do të ngjitet në skenën e Stadthalle të Vjenës, ‘Elita 5’. Grupi, i cili ka formësuar skenën muzikore shqiptare për më shumë se tre dekada, sjell hitet e tij më të mëdha dhe tingujt e tij dallues në Austri”, përcjell albinfo.at.
The post “Elita 5” me tre koncerte në Austri appeared first on Ora24.tv.