Elon Musk themelon “Partinë Amerikane”
Elon Musk ka bërë një hap të papritur por të bujshëm në skenën politike amerikane: miliarderi i teknologjisë ka njoftuar themelimin e një partie të re politike, të quajtur Partia Amerikane. Lajmi u bë publik në platformën e tij X, në Ditën e Pavarësisë, ku ai gjithashtu publikoi një sondazh që tregoi mbështetje të gjerë […] The post Elon Musk themelon “Partinë Amerikane” appeared first on Albinfo.

Elon Musk ka bërë një hap të papritur por të bujshëm në skenën politike amerikane: miliarderi i teknologjisë ka njoftuar themelimin e një partie të re politike, të quajtur Partia Amerikane. Lajmi u bë publik në platformën e tij X, në Ditën e Pavarësisë, ku ai gjithashtu publikoi një sondazh që tregoi mbështetje të gjerë për një alternativë politike ndaj partive ekzistuese, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Nga më shumë se 1.25 milionë pjesëmarrës në sondazh, 65% u shprehën pro një partie të re. “Me një diferencë 2:1, ju doni një parti të re politike – dhe do ta merrni atë!” shkroi Musk, duke theksuar se kjo ishte një përgjigje ndaj një sistemi që ai e quajti të kapur nga korrupsioni dhe shpërdorimi.
“Nëse një vend shtyhet drejt falimentimit nga korrupsioni, atëherë nuk jetojmë më në një demokraci, por në një sistem njëpartiak,” tha Musk, duke e arsyetuar themelimin e partisë si një hap për të “shpëtuar Amerikën” , transmeton albinfo.ch.
The post Elon Musk themelon “Partinë Amerikane” appeared first on Albinfo.