EMRI/ E prangosën dhe e dogjën brenda një makine, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena

Sulo Halili është 27 vjeçari shqiptar, i cili u gjet i djegur brenda një makinë të djegur në Viotia të Greqisë, pak ditë më parë. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se rezultatet e ADN-së kanë konfirmuar identitetin e tij, duke vulosur dyshimet e para të autoriteteve greke. I riu, baba i një fëmije dhe pa […] The post EMRI/ E prangosën dhe e dogjën brenda një makine, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena appeared first on Ditar.al.

EMRI/ E prangosën dhe e dogjën brenda një makine, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena

Sulo Halili është 27 vjeçari shqiptar, i cili u gjet i djegur brenda një makinë të djegur në Viotia të Greqisë, pak ditë më parë.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se rezultatet e ADN-së kanë konfirmuar identitetin e tij, duke vulosur dyshimet e para të autoriteteve greke. I riu, baba i një fëmije dhe pa precedentë penalë, u gjet i djegur në sediljen e pasme të një makine, i prangosur dhe me duart e lidhura pas shpine.

“HuffPost Greece”, bën me dije se hetuesit greke kanë në dorë pamjet filmike nga kamerat e sigurisë në zonën e Vilia, Atikë, ku shihet Halili duke udhëtuar me makinën e tij pak para zhdukjes. Vetëm 10 minuta më vonë, kamerat kanë kapur makinën e vjedhur me targa të falsifikuara, atë në të cilën më vonë u gjet trupi i tij i karbonizuar.

Policia dyshon se 27-vjeçari kishte shkuar në atë zonë për t’u takuar me dikë, por ende nuk është përcaktuar vendi i saktë i ekzekutimit.

Sipas burimeve policore, autorët kanë pasur njohuri të mirë të zonës, pasi vendi ku u gjet makina është i izoluar dhe me një shteg të vetëm largimi, gjë që përjashton rastësinë.

Hetuesit shpresojnë që përmes telefonit të tij dhe njerëzve të afërt të identifikojnë prova që do t’i ndihmojnë ata të zgjidhin vrasjen.

The post EMRI/ E prangosën dhe e dogjën brenda një makine, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena appeared first on Ditar.al.